Gjosha vizitë në Gjermani, Hahn: Mbështesim integrimin, vazhdoni me të gjitha hallkat e procesit

Publikuar tek: politike, më 14:48 22-09-2015 Gjosha vizitë në Gjermani, Hahn: Mbështesim integrimin, vazhdoni me të gjitha hallkat e procesit

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, u prit sot në një takim nga Florian Hahn, anëtar i Bundestagut, Kryetar i Grupit Parlamentar të Unionit Kristian-Social për Çështje të Jashtme, Mbrotjen, Çështje të Bashkimit Europian, të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare.

 Ky është takimi i parë i Ministres Gjosha, në vizitën e saj zyrtare që po zhvillon në Gjermani. Gjatë takimit, Ministrja e Integrimit Europian, theksoi se përpjekjet dhe reformat e Shqipërisë për tu afruar me Bashkimin Europian, nuk kanë ndalur për asnjë moment dhe do të vazhdojnë deri në përmbushjen e plotë të detyrimeve që i janë lënë.

Ministrja Gjosha shprehu mirënjohje në emër të qeverisë shqiptare për mbështetjen e madhe që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

“Marrja e statusit të vendit kandidat ishte një sfidë shumë e rëndësishme të cilën ne e kapërcyem, dhe për këtë sigurisht mbështetja e Gjermanisë ka qenë shumë e madhe. Këtë hap pozitiv përpara, për procesin e integrimit ne e konsideruam një shtysë edhe më të fortë për të vazhduar përpjekjen tonë, reformat, në mënyrë që sa më shpejt të kalojmë në hapin e radhës që është më i rëndësishmi, dhe që do ti mundësojë jo vetëm zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë, por edhe mekanizmat për tu monitoruar më lehtësisht nga vendet anëtare”, tha Ministrja Gjosha.

Hahn vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe u shpreh se është e domosdoshme që të vijohet me të gjitha hallkat e procesit të cilat janë kusht për të avancuar më tej. Hahn theksoi se Gjermania do të mbështesë Shqipërinë, sikurse ka bërë deri tani në shumë fusha që ndihmojnë integrimin e shpejtë të saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Gënjen, nuk e ka shitur", PD publikon policën e sigurimit të mjetit të ministrit Tahiri
Basha: Rama dhe Tahiri kumbarët ku lidhen fijet e krimit, kurse Meta me siguri feston kur del ndonjë lajm për ta »
Article Logic
Execution time: 0.020263910293579
array(1) { ["section"]=> string(108) "gjosha-vizite-ne-gjermani-hahn-mbeshtesim-integrimin-duhet-te-vazhdoni-me-te-gjitha-hallkat-e-procesit-21396" }