Gjuajtësit e Pokemonëve pushtojnë edhe varrezat, Franca i heq nga harta

Publikuar tek: bota, më 19:16 09-08-2016 Gjuajtësit e Pokemonëve pushtojnë edhe varrezat, Franca i heq nga harta

Lojtarët e “Pokemon Go” nuk njohin kufinj kur bëhet fjalë për të kapur me telefonat e tyre krijesa virtuale.

Një pushtim të tillë ka pësuar edhe memoriali i 130 mijë ushtarëve francezë të rënë në Luftën e Parë Botërore. Harta e lojës e ka gjeneruar memorialin si një pikë palestre, duke bërë që qindra lojtarë të mblidhen çdo ditë në shkallët tij.

Memoriali The Douaumont mban eshtrat e rreth 300 mijë ushtarëve francezë dhe gjermanë të vrarë gjatë konfliktit të përgjakshëm të Verdunit në vitet 1914-18.

Por autoritetet franceze janë detyruar të ankohen te programuesit e lojës Pokemon Go, të cilët kanë vendosur të mos e përfshijnë më në hartën e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035772085189819
array(1) { ["section"]=> string(76) "gjuajtesit-e-pokemoneve-pushtojne-edhe-varrezat-franca-i-heq-nga-harta-49253" }