“Gjuha e tij e lëngësht, Gjuhën time do?” Poezia e Rita Petros për inçestin mes motrës dhe vëllait trondit rrjetin, shpërthen moderatori

Publikuar tek: kulture-art, më 22:20 05-12-2017 “Gjuha e tij e lëngësht, Gjuhën time do?” Poezia e Rita Petros për inçestin mes motrës dhe vëllait trondit rrjetin, shpërthen moderatori

Poezitë erotike të poetes Rita Petro vijojnë të shkaktojnë reagime të forta.

Këtë herë është gazetari i njohur, Denis Dyrnjaja i cili ka reaguar shumë ashpër në rrjetet sociale për temën që trajton njëra nga poezitë e Petros, me titull “Mallkimi i parë”.  

Ai e konsideron shumë të rrezikshëm faktin që të tilla poezi të qarkullojnë nëpër rrjete, pasi thyejnë një nga themelet e familjes dhe sipas tij duhen përbuzur.

Denis Dyrnjaja thotë se është pro shprehjes së lirë, por këtë poezi ai e cilëson si neveritëse dhe ata që mbështesin këto llojë tezash janë njerëz me komplekse.

“Është më shumë se e neveritshme! Ata që e mbështesin dhe e pëlqejnë këtë tezë janë njerëz me komplekse dhe boshllëqe të mëdha seksuale që mendojnë se plotësohen nga fantazia, deformacioni edhe kur ai është thjeshtë një mendim i shprehur në vargje dhe jo më një realitet”,- shkruan Dyrnjaja ndër të tjera.

Më poshtë postimi i plotë i Denis Dyrnjasë dhe poezia e Rita Petros:

Screenshot_26.jpg

 

Mallkimi i parë

 

Zoti im, ATI im

Cili është ai mashkull

Aq i bukur

Që po vjen te unë

Sytë shigjeta-tinëzare

Drejt në zemër

M’i ka ngulur?

Kur më prek

Me duart aq të buta

Lëkurën ma puçrron…

Pse kur më puth në qafë

Drithëroj e tëra

Njomem atje poshtë?

Buzët më hapen

E kërkojnë buzët e tij

Gjuha e tij e lëngësht

Gjuhën time do?

E kur kaq butësisht

Më përqafon

Ndiej në bark

Të ngjeshur

Mikun e tij të fortë!

Qepe gojën, boll

Mjaft me këto dokrra

Ai është vëllai yt

E kjo që mendon

Është blasfemi!

Në ferr do të digjesh

Nëse shkon me të

Kurrë më për gratë

S’do kem mëshirë

E në jetë të jetëve

Do të vuajnë

Mallkimin tim!

Në djall vafsh ti, o Atë

Bashkë me vullnetin tënd!

Vëllai im

Unë dua të kryej incest me ty!

Rita Petro

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërkimet nënujore shqiptare në majat botërore
»
Article Logic
Execution time: 0.053895950317383
array(1) { ["section"]=> string(138) "gjuha-e-tij-e-lengesht-gjuhen-time-do-poezia-e-rita-petros-per-incestin-mes-motres-dhe-vellait-trondit-rrjetin-shperthen-moderatori-102093" }