Gjykata dënon me 6 muaj burg të dashurin e Luana Vjollcës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:25 12-07-2017 Gjykata dënon me 6 muaj burg të dashurin e Luana Vjollcës

Gjykata e Prishtinës ka dënuar me gjashtë muaj burg të dashurin e Luana Vjollcës Krenar Çoçajn si dhe Gazmend Mirenën pasi akuzohen se natën e 7 qershorit 2012 kanë sulmuar këngëtarin Ledri Vula.

Por me miratimin e dy palëve, është rëndë dakord që vendimi për Çoçajn dhe Mirenën të konvertohet në gjobë, që do të thotë 20 euro 1 ditë burgu.

Prokurorja Besa Limani dhe avokati mbrojtës i këngëtarit Gashi, kanë cilësuar si rrethanë rënduese motivin e ulët për kryerjen e veprës penale, për motive xhelozie, për këtë arsye kërkuan dënim maksimal sipas ligjit.

Më herët, në seancën e kaluar Ledri Vula ka deklaruar se shkak për sulmin është bërë Dafina Zeqiri, ish e dashura e tij, e cila më parë ka qenë partnerja e një prej të akuzuarve, konkretisht Krenar Çoçaj.

Por avokatët mbrojtës të dy të akuzuarve kanë kërkuar nga trupi gjykues që të krijoheshin rrethana lehtësuese për klientët e tyre, pasi nuk ka prova se kanë qenë pikërisht Krenari dhe Gazmendi autorë të sulmit.

Sipas tyre, këngëtari Getoar Selimi dhe Fidan Demolli, të cilët ishin në makinë natën e 7 qershorit me Ledrin, janë shprehur se nuk i kanë parë autorët dhe as armët, e për këtë arsye ata shprehen se Gjykata nuk ka pasur prova të mjaftueshme që mund të dënojnë Krenar Çoçajn, të dashurin aktual të moderatore shqiptare Luana Vjollca, dhe mikun e tij Gazmend Mirenën. 

Më shumë në këtë kategori: « Edhe pas divorcit me Klaudian, Albi Nako s’heq dorë prej saj. Shikoni si i komenton fotot e ish-partneres në plazh
Të gjithë e njohim si Gigi Hadit, por ky është emri i vërtetë yllit të "Victoria’s Secret" »
Article Logic
Execution time: 0.11960601806641
array(1) { ["section"]=> string(63) "gjykata-denon-me-6-muaj-burg-te-dashurin-e-luana-vjollces-85874" }