Gjykata e Apelit merr vendimin, fiton lirinë Saimir Tahiri

Publikuar tek: barometri, më 08:10 29-05-2018 Gjykata e Apelit merr vendimin, fiton lirinë Saimir Tahiri

Gjykata e Apelit merr vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Apeli i Krimeve të Rënda , ka vendosur të shfuqëzojë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Tahirin.

Tahiri aktualisht, siç u shpreh avokati i tij është pa masë sigurie.

Vendimi është marrë nga treshja e gjykatësve Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Fehmi Petku pas 30 minutash në dhomën e këshillimit. Tahiri është tashmë i lirë. Hetimi ndaj ish ministrit do vazhdojë në gjendje të lirë, pa asnjë masë sigurie.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12059187889099
array(1) { ["section"]=> string(64) "gjykata-e-apelit-merr-vendimin-fiton-lirine-saimir-tahiri-122458" }