Gjykata e Auditimit e Austrisë prezanton Raportin për KLSH-në

Publikuar tek: ekonomi, më 17:38 04-11-2016 Gjykata e Auditimit e Austrisë prezanton Raportin për KLSH-në

Më datë 04 nëntor 2016, në sallën e Akademisë së Shkencave, Drejtori i Përgjithshëm i Gjykatës së Auditimit të Austrisë, Robert Sattlrer, në prani të përfaqësuesve të profesoratit, të shoqërisë civile, medias dhe audituesve të KLSH, prezantoi Raportin “Peer Revieë (Rishikim mes Kolegëve)” për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ai vlerësoi pavarësinë e institucionit, të fituar duke zbatuar me përpikmëri standardet ndërkombëtare të auditimit të jashtëm publik, ISSAI, si dhe ligjin e ri integral të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në nëntor 2014.

Sattler dha rekomandimet për forcimin e mëtejshëm të pavarësisë së KLSH, ndërsa Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, pasi falënderoi kolegët austriakë për ndihmesën me raportin objektiv dhe të detajuar, theksoi se rekomandimet e Gjykatës së Auditimit të Austrisë do të jenë një plan konkret pune për zbatim nga KLSH, i përfshirë natyrshëm në objektivat dhe masat për realizimin e strategjisë 2013-2017 të zhvillimit të institucionit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026472091674805
array(1) { ["section"]=> string(67) "gjykata-e-auditimit-e-austrise-prezanton-raportin-per-klsh-ne-58424" }