Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Palokës, kërkoi test droge për Ramën

Publikuar tek: politike, më 09:58 04-05-2015 Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Palokës, kërkoi test droge për Ramën

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot dy kërkesat e bëra nga kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Edi Paloka në çështjen e hapur nga kryeministri Edi Rama ndaj tij.

Paloka kishte kërkuar nga Gjykata që merrte tabulatet telefonike të kryeministrit, si dhe ky i fundit t’i nënshtrohej gjithashtu një testi droge. Gjykata e Lartë ka argumentuar se dy kërkesat e deputetit demokrat nuk kanë lidhje me objektin e çështjes.

Kryeministri Rama ka paditur në Gjykatë, Edi Palokën për “shpifje”, pasi ky i fundit ka akuzuar numrin një të qeverisë si person të lidhur me krimin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilltari Emiljano Aleksi këshillon: Jepi vlerë vetes
Rama: Shqiptarët s’janë të varfër në aspirata, grupet që i kanë qeverisur po »
Article Logic
Execution time: 0.0041899681091309
array(1) { ["section"]=> string(75) "gjykata-e-larte-rrezon-kerkesen-e-palokes-kerkoi-test-droge-per-ramen-10316" }