Gjykata e Lartë shpall moskompetencë për gjykimin e Mark Frrokut, skenari ishte i paralajmëruar

Publikuar tek: politike, më 14:24 03-03-2016 Gjykata e Lartë shpall moskompetencë për gjykimin e Mark Frrokut, skenari ishte i paralajmëruar

Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë për gjykimin e ish-deputetit Mark Frroku. Vendimi i gjykatës është marrë ditën e sotme.

Shkak për këtë vendim është bërë dorëheqja e Frrokut si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në momentin kur nisi gjykimin për të, ai mbante ende postin e deputetet, e për këtë arsye rasti i tij mund të trajtohej vetëm në Gjykatën e Lartë.

Tashmë çështja e Frrokut do të gjykohet në Gjykatën e Tiranës për akuzat për vrasje që rëndojnë mbi të, për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë në vitin 1999. Mark Frroku akuzohet se ka vrarë një bashkëkombasin e tij 17 vite.

Por ky skenar ishte i pritshëm dhe i parashikuar. Newsbomb.al në 3 prill të 2015, ditën kur Gjykata për Krimet e Rënda i dha pafajësinë Arben Frrokut, ka publikuar lajmin për precedentin që pritej të krijohej në rast se vëllai i tij Mark Frroku dorëhiqej nga posti i deputetit.

“Mark Frroku mund të mos presë vendimin e Gjykatës së Lartë për të dorëzuar mandatin e deputetit, por në mënyrë vullnetare ta dorëzojë atë vetë. Kjo do të krijonte një rast të veçantë në historinë e drejtësisë shqiptare, shpjegojnë juristët për newsbomb.al. Gjykimin ndaj deputetëve e ka në kompetencë vetëm Gjykata e Lartë, por nëse Mark Frroku heq dorë nga mandati i tij, atëherë çështja e tij kalon në Gjykatën e Shkallës së Parë. Transferimi i kësaj çështjeje në Shkallën e Parë mund të konsiderohet në favor të Frrokut për shkak edhe të zvarritjeve që u bëhet çështjeve në këtë Gjykatë”, shkruhej në artikullin me titull: “Juristët: Ç’ndodh po të dorëhiqet Marku nga deputet, për t’ia lënë vendin Arben Frrokut, precedentët”.

Gjithsesi, dorëheqja e Mark Frrokut nuk u pasua nga zëvëndësimi me vëllain e tij Arben Frroku, pasi Gjykata e Apelit e dënoi atë me burgim të përjetshëm, në një kohë kur biznesmeni ishte arratisur nga Shqipëria. 

Në vend të Frrokut, në Kuvend hyri deputetja Mirela Ferracaku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024415969848633
array(1) { ["section"]=> string(100) "gjykata-e-larte-shpall-moskompetence-per-gjykimin-e-mark-frrokut-skenari-ishte-i-paralajmeruar-34113" }