Gjykata e Strasburgut, qeveria përzgjedh 3 kandidatët (EMRAT)

Publikuar tek: barometri, më 09:25 25-07-2018 Gjykata e Strasburgut, qeveria përzgjedh 3 kandidatët (EMRAT)

Qeveria përzgjedh tre kandidatët për pozicionin e gjyqtarit të Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut.

Ata janë: Dorian Pavli, Marjana Semini, Sokol Berberi. Lista me emrat e gjyqtarëve do t’i dërgohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian.

Emrat e tre kandidatëve u përzgjodhën nga komisioni ad-hoc mes 16 aplikantëve që përmbushnin kriteret e shpallura në njoftimin për aplikim.

Më shumë për 3 kandidatët e përzgjedhur:

Z. Darian Pavli jurist me 15 vjet përvojë në disenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.

Znj. Marjana Semini - juriste me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës; mbajtëse e titullit “Profesor i asociuar”, profesore e brendshme në Shkollën e Magjistraturës për 20 vjet dhe drejtore e saj (2009-2013), eksperte e lartë e Komisionit të Reformës Ligjore, si dhe e organizatave të huaja (USAID, BB, UNESCO, BERZH etj.), specializime për të drejtat e njeriut, autore dhe bashkautore e disa botimeve.

Z. Sokol Berberi - jurist me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës, anëtar i Gjykatës Kushtetuese (prill 2007 - shtator 2016), mbajtës i titullit “Doktor”, profesor në disa disiplina të së drejtës, kontribuues në përafrimin e legjislacionit shqiptar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut etj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.096950054168701
array(1) { ["section"]=> string(65) "gjykata-e-strasburgut-qeveria-perzgjedh-3-kandidatet-emrat-129038" }