Gjykata e Tiranës nuk njeh zgjedhjet e FSHF-së? Reagon Federata: Ja e vërteta

Publikuar tek: sport, më 18:48 30-03-2018 Gjykata e Tiranës nuk njeh zgjedhjet e FSHF-së? Reagon Federata: Ja e vërteta

Pas publikimit në media të ndryshme, të lajmit se Gjykata e Tiranës ka refuzuar zgjedhjet e FSHF-së, ka reaguar vetë Federata. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, FSHF ka sqaruar situatën.

Njoftimi i FSHF-së:

“FSHF njofton opinionin publik se nga Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF. Ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumentave shtesë që ka kërkuar gjykata. Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar FSHF do ti ridrejtohet gjykatës për depozitimin e dokumenteve që parashikon Ligji.

Kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me rregjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të rregjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do ti vihen në dispozicion.”

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata nuk regjistron zgjedhjet e FSHF, ja ç'do të bëjë nesër ARMAND DUKA
»
Article Logic
Execution time: 0.026155948638916
array(1) { ["section"]=> string(82) "gjykata-e-tiranes-nuk-njeh-zgjedhjet-e-fshf-se-reagon-federata-ja-e-verteta-115098" }