Gjykata e Tiranës nuk regjistron zgjedhjet e FSHF, avokatët: Çështje procedure

Publikuar tek: sport, më 14:13 30-03-2018 Gjykata e Tiranës nuk regjistron zgjedhjet e FSHF, avokatët: Çështje procedure

Dhoma e Këshillimit në Gjykatën e Tiranës ka vendosur mos regjistrojë zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku Armand Duka u zgjodh President i FSHF.

Studios ligjore Braka e cila po ndjek këtë çështje, sqaron për newsbomb.al se Dhoma e Këshillimit ka kthyer mbrapsht kërkesë e FSHF për gjesitrimin e zgjedhjeve dhe ka kërkuar material plotësues të të gjithë votuesve në asamble. Studio Braka, aktualisht po interesohet pranë Gjykatës së Tiranës për t'u njohur më konkretisht me procedurat e materialet plotësuese të nevojshme.

Avokatët thonë për newsbomb.al se nëse nuk arrihet të qartësohet kjo situatë dhe nëse zgjedhjet nuk regjistrohen pavarësisht se janë njohur edhe nga UEFA, vendimi do të apelohet.

Armand Duka fitoi zgjedhjet në Asamblenë e Përgjithshme, zhvilluar më datë 11. 01. 2018 përballë kandidatit socialist Bashkim Fino.

Më shumë në këtë kategori: « UEFA fundos Skënderbeun, DËNIM kapital për klubin korçar
Gjykata nuk regjistron zgjedhjet e FSHF, ja ç'do të bëjë nesër ARMAND DUKA »
Article Logic
Execution time: 0.093226909637451
array(1) { ["section"]=> string(83) "gjykata-e-tiranes-nuk-regjistron-zgjedhjet-e-fshf-avokatet-ceshtje-procedure-115074" }