Gjykata jep vendimin për 4 deputetët e VV, Albin Kurti burg 1 vit e 6 muaj

Publikuar tek: barometri, më 08:19 04-01-2018 Gjykata jep vendimin për 4 deputetët e VV, Albin Kurti burg 1 vit e 6 muaj

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dhënë vendimin për 4 deputetët e Vetëvendosjes, të cilët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Sakaq, Albin Kurti u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim për hedhjen e gazit lotsjellës dhe 6 muaj burgim për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, (1 vit e gjashtë muaj dënimi unik).

Albulena Haxhiu u dënua me  1 vit e 2 muaj dhe 4 muaj (dënimi unik 1 vit e 3 muaj).

Donika Kadaj –Bujupi me 1 vit e gjashtë muaj dënim unik. Ndërsa,  Faton Topalli me 1 vit për hedhjen e gazit lotsjellës dhe 3 muaj për pengim (dënimi unik: 1 vit e 2 muaj). 

Asnjë nga deputetët nuk ishin të pranishëm gjatë seancës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.072393894195557
array(1) { ["section"]=> string(80) "gjykata-jep-vendimin-per-4-deputetet-e-vv-albin-kurti-burg-1-vit-e-6-muaj-105346" }