Gjykata merr vendimin, lirohet nga burgu Fran Frrokaj

Publikuar tek: barometri, më 09:11 20-03-2018 Gjykata merr vendimin, lirohet nga burgu Fran Frrokaj

Gjykata e Lezhës ka marrë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kryebashkiakun demokrat të Lezhës Fran Frrokaj.

Kështu, Frrokaj, i akuzuar për tjetërsim pronash në bregdet ka lënë qelinë për t’u rikthyer në shtëpi. E njëjta masë sigurie është marrë edhe për kreun e Këshillit të Qarkut Gjokë Ndoka i cili ndodhet i shtruar në spital për arsye shëndetësore.

Për 9 zyrtarë u vendos "arrest shtëpie" ndërsa vetëm dy prej tyre u lanë në "arrest me burg". Zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre e mashtrim me pronat në bregdet. Pas këtij vendimi, simpatizantë të Frrokajt janë mbledhur jashtë gjykatës duke brohoritur e festuar në shi, për lirimin e kryebashkiakut.

Vendimi “arrest shtëpie” për:

  1. Fran Frrokaj (arrest shtëpie)
  2. Gjok Ndoka  (arrest shtëpie)
  3. Enver Hafizi  (arrest shtëpie)
  4. Adenis Haxhia (Arrest me burg)
  5. Dilaver Neli (arrest shtëpie)
  6. Enkelejd Zefi (Arrest me burg)
  7. Pjeter Gjoni  (arrest shtëpie)
  8. Gjelina Baca  (arrest shtëpie)
  9. Juxhina Mema  (arrest shtëpie)
  10.  Marte Gjergji (arrest shtëpie)
  11. Frrok Frroku (arrest shtëpie)
  12. Luigj Paloka (arrest shtëpie)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha i "tërheq veshin" Bashës
»
Article Logic
Execution time: 0.02419114112854
array(1) { ["section"]=> string(59) "gjykata-merr-vendimin-lirohet-nga-burgu-fran-frrokaj-113850" }