Gjykata shpalli moskompetencën, reagon për herë të parë Balla: Vijon në godinën 10 metra më larg, mos u fshih Lulzim!

Publikuar tek: barometri, më 08:17 11-07-2018 Gjykata shpalli moskompetencën, reagon për herë të parë Balla: Vijon në godinën 10 metra më larg, mos u fshih Lulzim!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me shpalljen e moskompetencës nga Gjykata e Krimeve të Rënda për paditë e ngritura në drejtim të kryedemokratit Basha.

 

Balla është shprehur se gjykimi i çështjes është kaluar të Gjykata e Tiranës, e cila ndodhet vetëm 10 metra larg nga ajo e Krimeve të Rënda.

Socalisti ka vijuar duke i bërë thirrje Bashës që të mos fshihet, sepse sipas tij së shpejti do të dalin edhe disa elementë të tjerë që e fajësojnë atë penalisht

POSTIMI:

Edhe një herë e përshëndes vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë për vijimin e gjykimit në ngarkim të të akuzuarit për shpifje të rënda Lulzim Xhelal Basha. Sot Gjykata vendosi vijimin e gjykimit në godinën tjetër 10 metra më larg, atë të Gjykatës së Tiranës. Është për të ardhur keq që i akuzuari për shpifje përmes një deklaratë të partisë së tij akuzon Gjykatën për shpejtësinë e ndjekur në gjykim. Është shumë e rëndësishme të lexohet nga të gjithë dokumenti mbrojtës i të akuzuarit Lulzim Basha, në të cilin ai tashmë është tërhequr nga shpifjet dhe nga fyerjet, por synon të mbrohet me procedura. Nëse do të kishte qoftë edhe një provë të vetme për shpifjet duhet t’i përmendte në dokumentin e paraqitur. Si gjithmonë lulushi, një esadist tipik, as nuk bën dot një përballje dhe as nuk e çon deri në fund një betejë.

Sot u fsheh. Si gjithmonë.

Shumë shpejt vjen edhe data tjetër e përballjes në Gjykatën e Tiranës. Procesin e filluam në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të ndjekur hapat juridikë në këtë proces, ku garantoj opinion publik që do të dal fitues ndaj gojë-përdalit Lulzim Basha.

Sqaroj gjithashtu se ndërmjet meje dhe Lulzim Bashës, ky është person i akuzuar me prova dhe me kallzim për çështjen në fjalë. Ke një kallzim në Prokurori Lulzim, nesër i shtohen edhe elementë të tjerë që fajësojnë penalisht.

Mos u fshih Lulzim! Bëje dhe ti një betejë në jetë! Mos prit të të falë gjithmonë Saliu karrige dhe mbrojtje politike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13714981079102
array(1) { ["section"]=> string(120) "gjykata-shpalli-moskompetencen-reagon-per-here-te-pare-balla-vijon-ne-godinen-10-metra-me-larg-mos-u-fshih-lulzim-127487" }