Gjykata urdhëroi ndërprerjen e punimeve në Durrës, e pabesueshme se çfarë bën Vangjush Dako këtë mëngjes (FOTOT)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:56 17-02-2017 Gjykata urdhëroi ndërprerjen e punimeve në Durrës, e pabesueshme se çfarë bën Vangjush Dako këtë mëngjes (FOTOT)

Gjykata administrative e Durrësit ka urdhëruar pasditen e djeshme pezullimin e punimeve për zbatimin e projektit “Veliera”, në pjesën e sipërme të sheshit që përfshihet në zonën arkeologjike A.

Në një seancë gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata shqyrtoi kërkesën e shoqërisë civile për pezullimin e punimeve për ndërtimin e Velierës ku gjatë gërrmimeve kanë dalë në dritë rrënoja dhe objekte me interes historik.

Por kjo mesa duket s’do të thotë asgjë për kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako i cili guxon të dalë mbi gjykatën e ligjin. Ditën e sotme punimet kanë vijuar sikur asgjë mos kishte ndodhur dhe sikur Gjykata Administrative mos kishte marrë asnjë vendim.

Këto janë fotot e saposhkrepura nga “vendi i krimit” dhe kanë ngjallur zemërim te përfaqësuesit e Grupimit Qytetar të cilët  u entuziazmuan dje për vendimin pasi në cilësinë e paditësit të Bashkisë së Durrësit siguruan fitoren e parë në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë së pasur kulturore që mbart nëntoka e Durrësit.

dako.jpg

dako1.jpg

dako2.jpg

dako3.jpg

 dako4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fillojnë punimet për projektin e ri në Korçë, publikohen FOTOT
Shpërthen avokatja që rrëzoi Dakon në Gjykatë: Atë që po i bën ti Durrësit, s’ia kanë bërë as barbarët. Do të çoj në ndjekje penale »
Article Logic
Execution time: 0.021846055984497
array(1) { ["section"]=> string(115) "gjykata-urdheroi-nderprerjen-e-punimeve-ne-durres-e-pabesueshme-se-cfare-ben-vangjush-dako-kete-mengjes-fotot-69027" }