Gjykata urdhëron pezullimin e punimeve te “Veliera”

Publikuar tek: kulture-art, më 17:04 16-02-2017 Gjykata urdhëron pezullimin e  punimeve  te “Veliera”

Gjykata administrative e Durrësit ka urdhëruar pezullimin e punimeve për zbatimin e projektit “Veliera”, në pjesën e sipërme të sheshit që përfshihet në zonën arkeologjike A.

Në një seancë gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata shqyrtoi kërkesën e shoqërisë civile për pezullimin e punimeve për ndërtimin e Velierës ku gjatë gërrmimeve kanë dalë në dritë rrënoja dhe objekte me interes historik.

Vendimi ka shkaktuar entuziazëm te përfaqësuesit e Grupimit Qytetar të cilët në cilësinë e paditësit të Bashkisë së Durrësit në këtë çështje kanë siguruar fitoren e parë në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë së pasur kulturore që mbart nëntoka e Durrësit.

 Sazan Guri u shpreh se është hera e parë që gjykata e shkallës së parë mbështet shoqërinë civile. “Sot u vendos që pjesa e sipërme e zonës ku po punohet të pezullohet, përfshirë dhe zonën poshtë Torrës Veneciane.”

 Tejet e kënaqur për vendimin u shpreh edhe Mirela Jorgo, avokate e çështjes. Po pavarësisht entusiazmit që shkaktoi ky vendim i gjyqësorit, të cilin e kanë cilësuar si një fitore të vështirë, si ajo e Pirros, përfaqësuesit e grupimit qytetar deklaruan se nuk do të tërhiqen nga protestat e tyre deri në bllokimin e të gjithë projektit që po dëmton vlerat e trashëgimisë kulturore, si dhë vënien para drejtësisë të kryebashkiakut Vangjush Dako i cili gjatë dëgjesës publike të realizuar një ditë më parë në Durrës, sipas tyre ndërhyri në harta duke falsifikuar zonifikimin arkeologjik të qytetit antik bregdetar.

Aulon Kalaja dhe Lorisa Ylli thanë se protestat do të vijojnë, për të çbetonizuar tokën përbri Torrës Veneciane ku gjallojnë themelet e murit që vjen nga Portiku deri te Torra, pjesë e sistemit të fortifikimit bizantin të qytetit.

Pas punimeve të para kjo pjesë është mbuluar me dhe dhe çakull, ndërsa pak metra më tutje është kryer procesi i pilotimit ku dëmi që i është shkaktuar nëntokës dhe vlerave që ajo fsheh është i pakthyeshëm.

 Në mbrotje të Durrësit historik, organizatorët e protestës deklaruan se do të kërkojnë dhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për këtë çështje kaq të ndjeshme, duke nisur nga vënia në dijeni e autoriteteve të UNESCOs dhe përfaqësive diplomatike për masakrën që po kryhet në Durrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këngë, valle dhe gatime tradicionale, studentët shqiptarë marrin pjesë në panairin e Trashëgimisë në Arabi (Foto dhe Video)
Fillojnë punimet për projektin e ri në Korçë, publikohen FOTOT »
Article Logic
Execution time: 0.032190084457397
array(1) { ["section"]=> string(55) "gjykata-urdheron-pezullimin-e-punimeve-te-veliera-68943" }