Gjylameti: Basha, llogari për premtimet e pambajtura. Bashkia: Basha s'ka lidhje me standartin e Ramës

Publikuar tek: politike, më 13:21 31-03-2015 Gjylameti: Basha, llogari për premtimet e pambajtura. Bashkia: Basha s'ka lidhje me standartin e Ramës Blerina Gjylameti

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti i ka kërkuar llogari kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha që të dalë përpara publikut dhe të bëjë bilancin e premtimeve që ka dhënë por që nuk i ka mbajtur gjatë mandatit të tij. Deklarata nga foltorja e PS-së, vjen pas komunikimeve publike të Bashës për moskandidim. Pas kësaj i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Bashkisë sipas të cilit Basha nuk ka asnjë lidhje me standartin e Ramës.

“Basha duhet të gjejë arsye sot që të justifikojë daljen përpara qytetarëve. Basha premtoi pajisjen me sistem ngrohjeje të shkollave, premtoi gjelbërim, kënd lojërash. Plani urbanistik i tij që përfshin ristrukturimet në zonat: Ish- shkolla Kosova, zona e Shkollës së Bashkuar, zona e tregut, Ekspozita Sot, ish-Kinostudio, xhamia e Namazgjasë, zona e 7-xhuxhave në rrugën e Elbasanit. ”, renditi Gjylameti premtimet e pambajtura të Bashës.

Po kështu deputetja tha se Basha nuk ndërtoi Unazën e Madhe, nuk bëri rikonstruksionin e Bibliotekës Kombëtare si dhe parkun e ri të kryeqytetit.

“Në vitin 2011 Lulzim Basha premtoi ndërtimin e Unazës së madhe, punimet për bibliotekën Kombëtare, punimet për ndërtimin e një parku të ri të Tiranës.

“Sipas tij qytetarët do të përfitonin një lehtësim dhe ulje të kaosit të trafikut për automjetet dhe këmbësorët, do t’i jepte përparësi trotuareve, rrugës së biçikletave, ujërat e zeza do të përpunoheshin, do të shmangej mësimi me dy turne. Turpi më i madh i Lulzim Bashës ishin kartat e studentit për transport falas dhe përfitime të tjera”, përfundoi Gjylameti.

Bashkia iu kundërpërgjigj Gjylametit nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

"Lulzim Bashën nuk e lidh asgjë me standardin e Edi Ramës, si kryebashkiaku që betonizoi Tiranën dhe kryeministri që kriminalizoi shtetin, thelloi varfërinë, papunësinë dhe pasigurinë për çdo familje shqiptare.

Në 2 vjet, Bashkia Tiranë përfundoi planin urbanistik, realizoi më shumë punë publike se Edi Rama në 8 vjet, ndërtoi rrugë atje ku s’ka pasur investime për 20 vjet, mbylli plagë që dergjeshin prej dekadash pak metra larg zyrës së Edi Ramës,ndërtoi dhe rindërtoi shkolla, kopshte dhe çerdhe që rrezikonin të shembeshin, sepse kryetari i partisë nuk e kishte mendjen tek qytetarët", rendit nga ana tjetër Bashkia në njoftimin e saj.

Bashkia i ka kujtuar Ramës zgjedhjet e 21-qershorit ku sipas saj, qytetarët e Tiranës do ta ndëshkojnë me votë politikën bllokuese.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erjon Veliaj vs Blendi Klosi, ja argumentat për dy kandidatët që luftojnë për Tiranën
Basha për Ramën: Padrino të flak për të mbajtur karrigen e tij »
Article Logic
Execution time: 0.029371023178101
array(1) { ["section"]=> string(103) "gjylameti-basha-llogari-per-premtimet-e-pambajtura-bashkia-basha-s-ka-lidhje-me-standartin-e-rames-7448" }