Gjyqet e fituara në Strasburg, Këshilli i Ministrave miraton dëmshpërblimet

Publikuar tek: politike, më 16:03 30-03-2016 Gjyqet e fituara në Strasburg, Këshilli i Ministrave miraton dëmshpërblimet

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar dësmshpërblimin e 5 qytetarëve që kanë fituar gjyqin ndaj Shqipërisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Shtetasit që përfitojnë nga ky vendim janë: Artan Lako, Pëllumb Luli, Durim Harri, Afërdita Theodhosi dhe Vasil Shkarpa.

Gjithashtu, qeveria ka marrë vendim për pagimin e interesave të vonesave në ekzekutimin e disa vendimeve të Gjykatës në Strasburg.

Vendimet e plota:

V E N D I M
PËR 
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 10.12.2015, PËR ÇËSHTJEN “ARTAN LAKO KUNDËR SHQIPËRISË DHE DY APLIKIME TË TJERA” (APLIKIMET NR.48693/08; NR.72462/11; NR.30946/12)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 10.12.2015, për çështjen “Artan Lako kundër Shqipërisë dhe dy aplikime të tjera”, në shumën 1 200 (një mijë e dyqind) euro për kërkuesin Artan Lako (aplikimi nr.48693/08); në shumën 900 (nëntëqind) euro për kërkuesin Bardhyl Ibra (aplikimi nr.72462/11); në shumën 1 400 (një mijë e katërqind) euro për kërkuesen Gerta Xhaferi (aplikimi nr.30946/12), në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, kostot dhe shpenzimet, duke i përjashtuar nga çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Vlerat e përcaktuara si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku do të depozitohen shumat, në datën e kryerjes së pagesës.
3. Shumat e përcaktuara si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të aplikantëve z. Artan Lako, z.Bardhyl Ibra, znj. Gerta Xhaferi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 17.11.2015, për çështjen “Artan Lako kundër Shqipërisë dhe dy aplikime të tjera”, bërë përfundimtar në datën 10.12.2015.
4. Pagesa e shumës së depozituar, sipas pikës 3, të këtij vendimi, në favor të aplikantëve, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor, nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë përfundimtar.
5. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumën e mësipërme paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) për qind.
6. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 15.9.2015, PËR ÇËSHTJEN “LULI KUNDËR SHQIPËRISË” (APLIKIMI NR.30601/08)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 15.9.2015, për çështjen “Luli kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.30601/08 ), në favor të z. Pëllumb Luli, në shumën 27 000 (njëzet e shtatë mijë) euro, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Në zbatim të vendimit të GjEDNJ-së, ekzekutimin e vendimit nr.1011, datë 31.5.1996, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-Pronarëve”, për kompensimin, në një nga mënyrat e parashikuara në ligj, vetëm të pjesës takuese të kërkuesit z.Pëllumb Luli.
3. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
4. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesit, z. Pëllumb Luli, në shumën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 15.9.2015, për çështjen “Luli kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.30601/08). 
5. Pagesa e shumës së depozituar në favor të z. Pëllumb Luli të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda një afati 3-mujor, nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë përfundimtar.
6. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të shumës së përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, për periudhën e mospagimit, plus 3 (tre) për qind.
7. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, të përballohen nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
8. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 17.11.2015, PËR ÇËSHTJEN “DURIM HARRI KUNDËR SHQIPËRISË” (APLIKIMI NR.78187/13)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 17.11.2015, për çështjen “Durim Harri kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.78187/13), në shumën 5 100 (pesë mijë e njëqind) euro, në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, kostot dhe shpenzimet, duke e përjashtuar nga çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
3. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të aplikantit z. Durim Harri, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 17.11.2015, për çështjen “Durim Harri kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.78187/13), bërë përfundimtar në datën 10.12.2015.
4. Pagesa e shumës së depozituar, sipas pikës 3, të këtij vendimi, në favor të aplikantit z. Durim Harri, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor, nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë përfundimtar.
5. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumën e mësipërme paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) për qind.
6. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR 
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 15.12.2015, PËR ÇËSHTJEN “AFËRDITA THEODHOSI KUNDËR SHQIPËRISË” (APLIKIMI NR.75175/13)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 15.12.2015, për çështjen “Afërdita Theodhosi kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.75175/13), në shumën 5 900 (pesë mijë e nëntëqind) euro, në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, kostot dhe shpenzimet, duke e përjashtuar nga çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
3. Shuma, e përcaktuar si detyrim, në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të aplikantes, znj. Afërdita Theodhosi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 15.12.2015, për çështjen “Afërdita Theodhosi kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.75175/13), bërë përfundimtar në datën 7.1.2016.
4. Pagesa e shumës së depozituar, sipas pikës 3, të këtij vendimi, në favor të aplikantes, znj.Afërdita Theodhosi, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor, nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë përfundimtar.
5. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumën e mësipërme paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) për qind.
6. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR 
PAGIMIN E INTERESAVE TË VONESAVE NË EKZEKUTIMIN E DISA VENDIMEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’’, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pagesën e interesave të thjeshta për vonesat në ekzekutimin financiar të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut sipas pikës 2, të këtij vendimi.
2. Interesat e thjeshta të vonesës do të llogariten nga data e afatit përfundimtar për shlyerjen e detyrimit deri në datën e urdhërpagesës së principalit të detyrimit, si më poshtë vijon:
3. Për çështjen “Caka kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.44023/02), interesat do të llogariten nga data 8.6.2010.
4. Për çështjen “Bushati dhe të tjerë kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.6397/04), interesat do të llogariten nga data 14.8.2012.
5. Për çështjen “Alimuça kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.20134/05), interesat do të llogariten nga data 9.10.2012.
6. Për çështjen “Cani kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.11006/06), interesat do të llogariten nga data 6.9.2012.
7. Për çështjen “Izet Haxhia kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.34783/06), interesat do të llogariten nga data 5.5.2014.
8. Për çështjen “Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.609/07), interesat do të llogariten nga data 22.2.2011.
9. Për çështjen “Mullai dhe të tjerë kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.9074/07), interesat do të llogariten nga data 18.4.2012.
10. Për çështjen “Gjyli kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.32907/07), interesat do të llogariten nga data 29.3.2010.
11. Për çështjen “Kaçiu kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.33192/07), interesat do të llogariten nga data 9.3.2014.
12. Për çështjen “Cale kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.50933/07), interesat do të llogariten nga data 6.2.2013.
13. Për çështjen “Themeli kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.63756/09), interesat do të llogariten nga data 15.4.2013.
14. Për çështjen “Tushaj kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.13620/10), interesat do të llogariten nga data 15.4.2013.
15. Për çështjen “Rrapo kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.58555/10), interesat do të llogariten nga data 25.3.2013.
16. Interesat e thjeshta të vonesës janë të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) për qind, mbi shumat e urdhëruara nga vendimet përkatëse të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
17. Vlerat e detyrimit, të llogaritura sipas përcaktimeve në pikat 2 dhe 3, të këtij vendimit, të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës, ku do të depozitohet shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
18. Vlerat e llogaritura si detyrim, sipas përcaktimeve në pikat 2 dhe 3, të këtij vendimi, të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës, ku do të depozitohet shuma, në datën e kryerjes së pagesës. 
19. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, të përballohen nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
20. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR 
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 8.10.2015, PËR ÇËSHTJEN “SHKARPA KUNDËR SHQIPËRISË” (APLIKIMI NR.50308/13) 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 8.10.2015, për çështjen “Shkarpa kundër Shqipërisë”, (aplikimi nr.50308/13), për shumën 3 300 (tre mijë e treqind) euro, në lidhje me dëmin moral, kostot dhe shpenzimet gjyqësore, si dhe vendimin nr.596, datë 21.9.2006, të Komisionit të Shërbimit Civil, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
3. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesit, z. Vasil Shkarpa, në shumën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 8.10.2015, për çështjen “Shkarpa kundër Shqipërisë”, aplikimi nr.50308/13. 
4. Pagesa e shumës së depozituar, sipas pikës 3, të këtij vendimi, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së të gjithë dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda një afati 3-mujor, nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë final.
5. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 5, të këtij vendimi, mbi shumat e mësipërme të paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) për qind.
6. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për ekzekutimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Edi Rama gënjeu sot sy për sy Johannes Hahn”, Halimi citon Gjykatën Kushtetuese
Pas 18 vitesh, një ministër i Jashtëm i Norvegjisë viziton Tiranën »
Article Logic
Execution time: 0.0059499740600586
array(1) { ["section"]=> string(80) "gjyqet-e-fituara-ne-strasburg-keshilli-i-ministrave-miraton-demshperblimet-36417" }