Gjyqi i djalit të Enver Hoxhës, ja pamjet e Arben Ristanit si avokati i tij (Video)

Publikuar tek: politike, më 17:35 22-08-2015

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani është shfaqur në pamjet e rralla në videon e publikuar nga “Associated Press Archives”.

 

Ai duket në gjyqin e Ilir Hoxhës, djalit të diktatorit Enver Hoxha, si avokati i tij mbrojtës. Ndërsa vetë Ilir Hoxha, i cili u dënua me një vit arrest shtëpie, e kujton kështu momentin para gjyqit:

“U interesova për një avokat dhe më rekomanduan një djalë të ri, që nuk e njihja. por i njihja të atin, një fotograf i talentuar dhe njeri mjaft i mirë. Avokati quhej Arben Ristani. U takuam dhe biseduam gjatë e gjerë. Ai do të përgatitej për mbrojtjen time nga ana juridike, gjë të cilën ai e bëri me shumë kompetencë të argumentuar juridikisht, duke ia rrëzuar njërën pas tjetrës të gjitha akuzat prokurorit të çështjes.”

Ndërsa në Facebook qarkullon ky poster që ironizon numrin dy të Partisë Demokratike, Arben Ristanin.

11939375_934841599910875_93581205_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj bën bilancin, ja çfarë ka bërë në një javë të vetme
Rama: Lufta me informalitetin, mundësi të rrisim rrogat dhe të ulim taksat »
Article Logic
Execution time: 0.0040721893310547
array(1) { ["section"]=> string(86) "gjyqi-i-djalit-te-enver-hoxhes-ja-pamjet-e-arben-ristanit-si-avokati-i-tij-video-18949" }