Gjyqi me Ballën, Shkëlzen Berisha ngre akuza: Prokuroria nuk e heton, i bën presion mazhoranca

Publikuar tek: aktualitet, më 13:01 11-02-2019 Gjyqi me Ballën, Shkëlzen Berisha ngre akuza: Prokuroria nuk e heton, i bën presion mazhoranca

Menjëherë pas përballjes në seancën gjyqësore me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat.

Berisha akuzoi Edmond Begon se ka fituar në mënyrë të jashtëligjshme tenderin dhe fitoi 6 milion euro nga entet shtetërore.

Sipas Shkëlzen Berishës, Prokuroria nuk e heton pasi është në presionin politik të mazhorancës.

'Taulanti doli me tezën që ishte urdhri i partisë për të gënjyer gjatë komisionit parlamentar. Nuk dha asnjë provë për shpifjen që hodhi ndaj meje. Ironia është që në atë periudhë i pandehuri me akuzonte mua për udhëtime apo lidhje apo me persona që unë s’kisha asnjë kontakt.

Kanë kaluar 2-vjet sepse nuk kanë provuar dot asnjë gjë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së udhëtonte me një trafikant, me Edmond Begon.

Ai ka fituar 6 milion euro nga këto institucione shtetërore. I dyshuari për sponsorizim për udhëtimet me Balën ka fituar 6 milion euro nga Entet shtetërore. Akuzuesi është njeriu që duhet të hetohet nga prokuroria. Por prokuroria nuk e heton sepse është në presionin politik të maxhorancës. Prokuroria nuk e detyron të paguaj për shpifjen tjetër që bëri ndaj meje. Beteja vazhdon dhe pres dënimin e zotit Balla”, tha Shkëlzen Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Cez', Taulant Balla: Nuel Kalaj në Kosovë, të vijojnë hetimet (Akuza të forta Shkëlzen Berishës)
Tronditet Tirana, një grua tenton të hidhet nga pallati te 9-katshet »
Article Logic
Execution time: 0.023880004882812
array(1) { ["section"]=> string(98) "gjyqi-me-ballen-shkelzen-berisha-ngre-akuza-prokuroria-nuk-e-heton-i-ben-presion-mazhoranca-152369" }