Gjyqi për shpifje, Basha: Drejtësia dha vendim të papranueshëm, Rama i lidhur kokë e këmbë me krimin

Publikuar tek: politike, më 18:31 05-06-2015 Gjyqi për shpifje, Basha: Drejtësia dha vendim të papranueshëm, Rama i lidhur kokë e këmbë me krimin

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin me gjobë prej 2 milionë lekësh për shpifje të deputetit të PD-së Edi Paloka. Sipas Bashës ky vendim është i papranueshëm dhe ka ardhur si pasojë e një presioni të paprecedent të bërë ndaj sistemit të drejtësisë.

Basha akuzon, me anë të një statusi në Facebook, kryeministrin Rama duke thënë se ka lidhje me krimin dhe se ka sjellë në Parlament me dhjetra deputetë me rekorde kriminale.

“Është fakt i njohur botërisht që Edi Rama është lidhur kokë e këmbë me krimin. Kryeministri aktual është njeriu që solli në parlament me firmën e tij, dhjetra deputetë të lidhur me rekorde kriminale.

Është fakt i njohur botërisht që ai përdori kontratën me krimin, si një instrument për të fituar pushtetin, si një instrument që po e përdor sot sërish për të mbajtur pushtetin. Asnjë alibi nuk e shpëlan Edi Ramën nga dosjet dhe lidhjet e tij me krimin, dosje të cilat partnerët tanë ndërkombëtarë ia kanë përplasur në tryezë.

Është fakt i njohur botërisht që Edi Rama ka qenë dhe mbetet mbrojtësi më i flaktë i personave me rekorde të tmerrshme kriminale në parlament dhe në listën e tij të kandidatëve vendorë. Sepse Edi Rama ka refuzuar dhe refuzon të zgjidhë kontratën me krimin.

Presioni i paprecedent, që ai i ka bërë sistemit të drejtësisë me qëllimin e vetëm për të mbuluar kontratën e tij me krimin, solli që sot drejtësia të japë një vendim të papranueshëm pasi kishte refuzuar më parë të merrte në shqyrtim prova, fakte dhe dëshmitarë që hedhin dritë mbi lidhjet e Edi Ramës me krimin. Vendimi i sotëm është i papranueshëm për opozitën që ka kërkuar dhe kërkon dekriminalizimin e politikës.

Partia Demokratike mbetet e vendosur të mos komentojë asnjë vendim gjyqësor, por nuk hesht dhe nuk ka për të heshtur derisa lidhjet e krimit me politikën të priten. Derisa lidhjet e kryeministrit me mafian të këputen. Kush mendon të kundërtën, gabon rëndë”, shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Spaho: Rama është akuzuar për lidhjet me krimin, gjykata dha vendimin nën presion
Ramush Haradinaj takohet rastësisht me Bashën në Gjakovë »
Article Logic
Execution time: 0.019945859909058
array(1) { ["section"]=> string(103) "gjyqi-per-shpifje-basha-drejtesia-dha-vendim-te-papranueshem-rama-i-lidhur-koke-e-kembe-me-krimin-12787" }