Gjyqtari dënoi me burg djemtë në Tiranë që i thanë vajzës “Të hënksha p*****”, reagon ashpër ndaj tij gazetari: Jam fantaksur

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:06 03-11-2016 Gjyqtari dënoi me burg djemtë në Tiranë që i thanë vajzës “Të hënksha p*****”, reagon ashpër ndaj tij gazetari: Jam fantaksur

Një vendim i pazakontë është marrë nga Gjykata e Tiranës për dy djem të moshës 25 vjeç dhe 23 vjeç të cilët i janë drejtuar me fjalë të pahijshme një vajze në rrugë.

Të rinjtë, Leonard B. dhe David B. u kallëzuan për ngacmim seksual nga 20-vjeçarja me iniciale B.A., e cila pretendoi se ishte ndier e fyer dhe e frikësuar. Sipas saj, dy djemtë nuk i ishin afruar, por e kishin shoqëruar me frazat me veprime me natyrë seksuale.

Ata i ishin drejtuar vajzës me fjalët” “Sa e bukur je”, “Të hëngsha p…” me lëvizje të duarve dhe bërja e gjesteve të ndryshme në drejtim të saj, gjeste me natyrë seksuale, situatë kjo e cila sipas të dëmtuarës ka zgjatur dy ose tre minuta.

Shfajësimi i Lenorad B. dhe David B. se vetëm e kanë komplimentuar vajzën nuk e bindën gjyqtarin Ardian Kalia. Në një vendim të shpallur pak ditë më parë, të pandehurit u shpallën fajtorë për ngacmim seksual dhe u dënuan secili me nga një vit e gjashtë muaj burg.

Sakaq ,ndaj kësaj ngjarje ka reaguar ashpër gazetari i Ekonomisë Klodian Tomorri i cili thotë se ndjehet i fantaksur nga ky vendim.

“I fandaksur

Ca është ky gjyqtari që paska dënuar një cun me dy vjet burg se i ka hedhur një fjale një vajze???!! Se dy vjet jetë për një fjale gojë vetëm Enver Hoxha t'i merrte.

Kjo nuk justifikohet as në rastin e përndjekjes se edhe atëhere ka fillimisht dënime me mosafrim, mbajtje e detyruar distancë etj etj. vetem pasi shkel këto të fusin në burg.

Ky qenka rrezik publik. Shpresoj të mos jetë ndonje nga ata që bëjnë si dashnore të rrepte të drejtësisë dhe pastaj ja u lypin grave të martuara që kërkojnë divorc nëpër gjykata”, shkruan Tomorri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019108057022095
array(1) { ["section"]=> string(122) "gjyqtari-denoi-me-burg-djemte-ne-tirane-qe-i-thane-vajzes-te-henksha-p-reagon-ashper-ndaj-tij-gazetari-jam-fantaksur-58264" }