Gjyqtari i Fierit si Shteti 106-vjeçar

Publikuar tek: analiza-komente, më 21:32 09-01-2019 Gjyqtari i Fierit si Shteti 106-vjeçar Arian Galdini

Nga Arian Galdini

A e dini se ai Gjyqtari i Fierit që pame dje në STOP, është vetëm rasti i kapur dhe kaq?

Ai përbindësh bashkë me atë psikologen e gjykatës që bënte sekseren, janë vetëm rasti i kapur dhe kaq.

Por e vërteta shkon më thellë.

Ne kemi 106 vjet që Shteti ynë është i mbushur me të tillë përbindësha që e shihin shërbimin publik si "shtrëngim fort e me pagesë".

Dikur në kohët e para, mendësia çifligare, rurale dhe tribale bënte që kush kishte një Ofiq, e kishte si zgjatim të çifligut të tij.

Gjatë komunizmit, shteti dhe partia ishin një dhe bashkë me Sigurimin bëheshin 2.

Brigadierët, Operativët, Drejtorët, Përgjegjësit, Sekretarët e Partisë ishin zotërit e jetëve tona. Ata mund të bënin gjithçka me ne e kësisoj na keqtrajtuan, çdinjitetëzuan, poshtëruan e masakruan barbarisht.

Tani në postkomunizëm, kemi pothuajse të njëjtën vijimësi.

Partitë fitojnë duke vjedhur e blerë votat e duke përdorur horra e batakçinj.

Pastaj kur fitojnë i turren shtetit për të bërë plaçkë. E këtu fillon lemeria.

Gjithçka shitet e blihet, vendet e punës, karriera, shkollimi, bursat, tenderat, votat, statusi social, drejtësia, shëndetësia, nderi, gjithçka.

Qytetari është kaq i dobët para kësaj maskarade që quhet Shtet, sa jep gjithçka për të patur asgjë.

Pse ajo nëna edhe ia shtrëngoi edhe i dha 500 euro Gjykatësit të Fierit? Sepse ajo nuk pret drejtësi.

Ajo e di se është e dobët e gjithçka varet nga çmimi që paguan pala tjetër. Kaq e thjeshtë është.

Këtu ne bëjmë mirë që kërkojmë ndëshkimin e atij Gjykatësit Përbindësh dhe asaj psikologes këllirë, por bëjmë mirë edhe të kërkojmë më shumë.

Duhet të ngremë krye për ti dhënë fund këtij shteti e mendësie përbindëshash...

Koha për një shtet qytetar, të qytetarëve nga qytetarët. Përbindëshat nuk duhet të jenë në shtet, por në burg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 10 arsye, pse ambasadorët nuk e mbështetën protestën studentore?
»
Article Logic
Execution time: 0.0046229362487793
array(1) { ["section"]=> string(45) "gjyqtari-i-fierit-si-shteti-106-vjecar-148157" }