Gjyqtari i fundit i Kushtetueses përballë vettingut, Dizdari nuk është i pranishëm, ja si ka ndryshuar pasuria e tij

Publikuar tek: aktualitet, më 11:30 12-07-2018 Gjyqtari i fundit i Kushtetueses përballë vettingut, Dizdari nuk është i pranishëm, ja si ka ndryshuar pasuria e tij

Ka nisur seanca dëgjimore për gjyqtarin e Kushtetueses, Gani Dizdarin  por gjyqtari nuk është i pranishem ne senacë, pasi ka vendosur të përfaqësohet me avokatin e tij, Sokol Hazizaj, i cili ka dorëzuar prokurën për përfaqësimin.

Gani Dizdari është anëtari i fundit i Gjykatës Kushtetuese që do të përballet me vetingun-një proces që ka rezultuar deri më tani fatal për katër kolegë të tij dhe është kapërcyer nga vetëm dy të tjerë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfaqësohet në këtë çështje nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komiçi. Sipas relatorit Ilia, ILDKPKI e ka nxjerrë të pastër nga ana e pasurisë, që do të thotë se gjyqtari nuk ka probleme me justifikimin e saj.

Në vlerësimin e pasurisë është konstatuar, apartament 95 metra katrore, 24 mijë lekë të blerë në vitin 1994. Apartament banimi te Gjiri i Lalsit 63 metra katrore plus ballkon në total 86 metra katrore, blerë për 3.3 milion lekë. Toke arë në Bathore 1000 metra katrore blere 344 mije leke. Apartament banimi i bashkëshortes 68 metra katrore blerë në vitin 1998, por sipas KPK nuk ka pasur burime për ta blere këtë apartament. Depozitë bankare 1.8 milion lekë dhe depozitë 8 mijë dollarë. Ndërkohë i rezulton një llogari 1.1 milion lekë në një bankë tjetër.

arrr.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « NDESHJA e Partizanit me ekipin slloven, ja rrugët që BLLOKOHEN në TIRANË
Aksident i rëndë, makina përplas motorin, 32-vjeçari me helikopter drejt Tiranës (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.017787933349609
array(1) { ["section"]=> string(121) "gjyqtari-i-fundit-i-kushtetueses-perballe-vettingut-dizdari-nuk-eshte-i-pranishem-ja-si-ka-ndryshuar-pasuria-e-tij-127650" }