Gjyqtari i penduar nga drejtësia: Nuk bëjmë asgjë për viktimat

Publikuar tek: bota, më 16:56 18-05-2015 Gjyqtari i penduar nga drejtësia: Nuk bëjmë asgjë për viktimat Gherardo Colombo gjyqtari italian qe kerkon ndryshimin

“Kjo grua ka të drejtë. Duhet dëgjuar. Sepse nëse sot burgjet kanë një funksion, ajo është hakmarrja”. Fillimisht ishte gjyqtar, më pas në ministry me hetime që kanë bërë histori në Itali si “Loggia 2” apo “Duart e Pastra”, Gherardo Colombo ka vënë në diskutim idetë e tij. “Isha një nga ata që çoja njerëzit në burg, i bindur se ndoshta kjo ishte e drejtë. Po që prej 15 vitesh kam filluar të mendoj se kjo bindje nuk është e duhura” thotë ai për L’espresso. 

“Le të mendojmë viktimat: cfarë u njeh drejtësia italiane viktimave të një krimi? Asgjë. Asgjë. Nëse kërkon ndonjë kompensim, duhet të paguajnë avokat. Keshtu nuk i mbetet asgjë tjetër veç hakmarrjes në mënyrë që të dihet se ai që ka ofenduar, po vuan. E jona është një drejtesi ndëshkuese: pra ndëshkon atë që ka bërë dëmin me vuajtjen atij që i ka bërë keq” thotë Gherardo Colombo.

Ai thotë se shumë vende evropiane janë duke eksperimentuar prej kohësh “drejtësinë riparuese” që kërkon të kompensojë viktimat dhe të merret përgjegjësia e plotë për gjestin që ka bërë ai që dënohet. Janë hapa të vështirë, madje më të vështirë sesa pasditet në qeli. Por japin rezultate shumë pozitive” thotë gjyqtari. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032316923141479
array(1) { ["section"]=> string(67) "gjyqtari-i-penduar-nga-drejtesia-nuk-bejme-asgje-per-viktimat-11417" }