Gjyqtari i shkarkuar, Gazmend Bardhi i kthehet Ulsi Manjës: Qesharake! Ç’mund të thoshim ne?!

Publikuar tek: barometri, më 08:46 29-03-2018 Gjyqtari i shkarkuar, Gazmend Bardhi i kthehet Ulsi Manjës: Qesharake! Ç’mund të thoshim ne?!

Ulsi Manja e Gazmend Bardhi

Ditën e sotme Ulsi Manja, kreu i Komisionit të Ligjeve përmes një deklarate nga selia rozë tha se opozita nuk e ka përshëndetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo.

Dhe vjen reagimi i parë nga e djathta. Është ish-ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi ai i cili i kundërpërgjigjet socialistit duke e cilësuar deklaratën e tij si qesharake.

“Opozita nuk tha asnjë fjalë për vendimin e KPK për shkarkimin e një gjyqtari – thotë Ulsi i partisë! Qesharake! Po cmund të thoshte?! Politika nuk është zëdhënës i organeve të drejtësisë, të cilat flasin vetë dhe flasin me vendime të argumentuara dhe të bazuara në ligj. Në asnjë vend demokratik, opozita dhe mazhoranca (pra, politika), nuk komenton vendimet e organeve të drejtësisë!! Kur drejtësia flet, politika hesht! Kjo është mbështetje ndaj organeve të vettingut, sepse e kundërta është ndërhyrje e paligjshme!

Vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës ndodh, që Ulsi i partisë, të dal në deklaratë për shtyp dhe të bëjë interpretimin e vendimeve të organeve të drejtësisë! Pala humbëse me duar në xhepa….pala fituese me fakte….e bla bla si këto, edhe pse vendimi i KPK nuk është zbardhur akoma! Aq më tepër që vendimi nuk është ende përfundimtar, dhe çdo koment i politikës në këtë fazë, është ndërhyrje politike dhe e paligjshme në shqyrtimin e mundshëm të çështjes nga Kolegji i Apelimit”, thotë Bardhi i PD ndërsa kujton se opozita nga ana e saj i dha “Ok” Vettingut në Kuvend.

“Pa mbështetjen dhe votën e opozitës, procesi i vettingut nuk mund të realizohej. Këtë e di mirë edhe Ulsi.

Opozita, si pjesë e politikës, e ka bërë detyrën e vet. Ka votuar pro procesit kushtetues të vettingun; ka bërë gjithçka bashkë me Komisionin e Venecias që këtë proces të mos e drejtojë Ulsi dhe shokët e partisë por organet e pavarura, si dhe që procesi i pastrimit të sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe të paaftët të bëhet në një kohë të shkurtër dhe jo për 11 vjet siç kërkonte Ulsi; ka zgjedhur anëtarët e organeve të vettingut; dhe ndryshe nga Ulsi dhe shokët e partisë, ka pranuar pa asnjë ndryshim kërkesën e organeve të vettingut për burime njerëzore dhe financiare (që Edi Rama ia shkurtoi me 40 % që në nisje, edhe pse ato ishin të domosdoshme që të mos ndodhemi në situatën - 1 vendim themeli në 8 muaj punë)!

Politika sot ka vetëm një detyrë: Të rri larg vendimeve të organeve të vettingut, të lë institucionet e pavarura të bëjnë punën e tyre, dhe të ulët dhe të gjej zgjidhjen për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese. Shteti nuk funksionon nëse Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale! Këtë ka për detyrë të zgjidhi Ulsi dhe shokët e tij të partisë”, përmbyll Gazment Bardhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031063079833984
array(1) { ["section"]=> string(95) "gjyqtari-i-shkarkuar-gazmend-bardhi-i-kthehet-ulsi-manjes-qesharake-c-mund-te-thoshim-ne-114888" }