GJYSHI i Ridvan Zykajt tregon momentet e KOBSHME: Si gjeta vëllain, nuset e nipërit të VDEKUR (Mblodha trupat, nuk dija ç'të bëja)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:56 11-08-2018 GJYSHI i Ridvan Zykajt tregon momentet e KOBSHME: Si gjeta vëllain, nuset e nipërit të VDEKUR (Mblodha trupat, nuk dija ç'të bëja) Kujtim Zykaj, gjyshi i autorit

Kujtim Zykaj, gjyshi i Ridvan Zykajt tregon momentet e tmerrit kur gjeti të vrarë familjen e vëllait. Mes lotësh i moshuari rrëfen se 24 vjeçari ishte në shtëpinë e tij duke drekuar para se të ndodhte ngjarja. Më pas ai është ngritur nga tavolina më herët. Gjyshi e kishte pyetur ku po shkon dhe 24 vjeçari nuk i kishte kthyer përgjigje.

Siç tregon i moshuari si duket ai i kishte studiuar lëvizjet e nipit dhe ishte nisur pak pas tij. Në atë moment ai ishte nisur në drejtim të banesës ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe rrëfen se si gjeti vëllain dhe familjarët e tij të vdekur.

“Për të më bërë gropën mua e bëri gjithë këtë. Erdhën te shtëpia ime dhe atje bëmë drekë. U ngrit më para dhe unë se kuptova iku më parë nga i ati dhe ëma. I thashë ku do vesh. Më tha do lëshoj dhëntë.Iku erdhi këtu. Unë vija gjithmonë dhe llafosesha me byrazerin. Dëgjuam llamarinant, një zhurmë. Iku djali me nusen. Vij unë këtu dhe nuk shoh njeri. Pastaj pashë tim vëlla të vrarë me kokë poshtë. E mora atë e ujdisa dhe kunatën. U ktheva këtej gjeta nipin të vrarë me të shoqen. Më e rëndë ishte kur gjeta të voglin, niposhin. Erdha këtu më vonë nuk dija nga të bëja, ulërisja kot njeri nuk më dëgjonte. Mblodha trupat. Jo nuk ka pasur debate. Del nashi sikur është i pirë. Ai piu një birrë në tavolinë dhe njërën e mori me vete. Unë nuk jetoj me Ridvanin, jetoj me djalin tjetër”, tha ai.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021148920059204
array(1) { ["section"]=> string(132) "gjyshi-i-ridvan-zykajt-tregon-momentet-e-kobshme-si-gjeta-vellain-nuset-e-niperit-te-vdekur-mblodha-trupat-nuk-dija-c-te-beja-130778" }