Gjyshja e Bes Kallakut falenderon djemtë e Kombëtares, por bën një gafë të pafalshme. Me siguri Rama s’do ta përtypë dot

Publikuar tek: fcb-bomb, më 07:43 25-06-2016

Gjyshja e Bes Kallakut, Ija falenderon djemtë e Kombëtares. Para kamerës së të birit, Ija bën një falenderim me vend për djemtë që çuan lart imazhin e Shqipërisë në botë.

Por teksa flet, bën një gafë të pafalshme. Me siguri kryeministri Edi Rama s’do ta përtypë dot...

‘’Falenderoj atë që boni golin, autorin e golit, Edi Rama’’, thotë Ija plot ironi e humor, që edhe vetë nipin e shkul gazit.

Ditët e fundit opinioni publik është indinjuar nga veprimet e kryeministrit dhe ka kritikuar fort pritjen e Kombëtares me një ceremoni të tejzgjatur. Shumë personazhe publike kanë kritikuar Ramën, në qëllimin e tij për të marrë gjithë vëmendjen e djemve që luftuan fort në Euro2016.

Dhe me gjithë këtë vëmendje që Rama ia ''rrëmbeu'' shkëlqimit të futbollistëve kuqezi, me të drejtë shumë do e ngatërronin se kush ishte autori i golit të vetëm në Europian, Armando Sadiku apo Edi Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032500028610229
array(1) { ["section"]=> string(124) "gjyshja-e-bes-kallakut-falenderon-djemte-e-kombetares-por-ben-nje-gafe-te-pafalshme-me-siguri-rama-s-do-ta-pertype-dot-44547" }