Gjyshja shqiptare Gjelë Mhilli mbush 116 vjeçe, për pak ditë bëhet pjesë e 10 personave më jetëgjatë në botë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:08 10-03-2016 Gjyshja shqiptare Gjelë Mhilli mbush 116 vjeçe, për pak ditë bëhet pjesë e 10 personave më jetëgjatë në botë

Gjelë Mhilli feston ditëlindjen e 116-të të saj. Shqiptarja nga Rrësheni ka lindur në 9 mars të vitit 1900, çka konfirmohet edhe nga karta identitetit e lëshuar nga autoritetet shqiptare.Në fakt, gjyshja shqiptare nuk është aktualisht njeriu me moshën më të madhe që jeton ende, pasi rekordi momentalisht mbahet nga amerikanja Susannah Mushatt Jones, e cila ka lindur në 6 korrik të vitit 1899 dhe sot është 116 vjeç e 244 ditë. Megjithatë, Gjelë Mhilli është fare pranë rekordit të 10 njerëzve më jetëgjatë në botë. Në vendin e 10-të renditet Elizabeth Bolden nga SHBA që ka ndërruar jetë në 2006-ën në moshën 116 vjeç e 118 ditë. Pra, gjyshja shqiptare pas 119 ditësh do të jetë në listën e njerëzve që kanë jetuar me gjatë në botë. Rekordi mbahet nga francezi Jeanne Calment, i cili ka jetuar deri në moshën 122 vjeçare.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029487133026123
array(1) { ["section"]=> string(113) "gjyshja-shqiptare-gjele-mhilli-mbush-116-vjece-per-pak-dite-behet-pjese-e-10-personave-me-jetegjate-ne-bote-34700" }