Gjysma e ministrave të Cameron, kanë studiuar në shkolla private

Publikuar tek: bota, më 16:55 14-05-2015 Gjysma e ministrave të Cameron, kanë studiuar në shkolla private Kabineti i ri i David Cameron

Pas fitores së zgjedhjeve David Cameron krijoi qeverinë e tij, dhe në bazë të lajmeve për emrat e Amber Rudd dhe Priti Patel, ka pasur shumë lajme dhe mbi kryebashkiakun e Londrës Boris Johson që do të ndjekë tashmë mbledhjet e kabinetit. 

Më parë, ishin vetëm 8 gra në cabinet nga 33 ministra apo 24 përqind. Numri i tyre u rrit në qeverinë e re duke shkuar në 10 apo 31 përqind, duke u konsideruar si arritje.

The Guardian vë në dukje se në kabinetin e vjetër 45 përqind e ministrave kishin shkuar në shkollë privave, ndërkohë që 58 përqind kanë mbaruar Oxbridge.

Nga 32 qeveritarët që do të ndjekin tani mbledhjet e kabinetit, gjysma e tyre janë edukuar në një shkollë private, në një pikë të jetës së tyre. 50% e kabinetit të ri kanë ndjekur Oxfodin apo Cambridge krahasuar me 58 përqind që ishte më parë. Ndërkohë që 34 përqind e kabinetit të ri ka shkuar në Universitetin Russell Group.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021947145462036
array(1) { ["section"]=> string(69) "gjysma-e-ministrave-te-cameron-kane-studiuar-ne-shkolla-private-11173" }