Gjysma e Tiranës pa drita, OSHEE: Ka mbingarkesë në Selitë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:48 02-11-2016 Gjysma e Tiranës pa drita, OSHEE: Ka mbingarkesë në Selitë

Në disa zona të Tiranës mbrëmjen e djeshme janë shfaqur probleme me energjinë elektrike. Për shkak të mungesës së energjisë, qytetarët nisën të ankohen për situatën.

 

Disa raportime mbërriten gjatë mbrëmjes së djeshme në redaksinë e Newsbomb.al, ku bëhej e ditur se në disa lagje kryesore të kryeqytetit nuk kishte drita.

OSHEE sqaron se shkak për defektin ka qenë mbingarkesa në nënstacionin e Selitës, si pasojë e daljes jashtë funksionit të nënstacionit qendër.

"Katër fidra që lidhen me Nënstacionin e Selitës, kanë pësuar avari për shkak të mbingarkesës, si pasojë e daljes jashtë funksioni të Nënstacionit Qendër, i cili këto ditë po zhvendoset. Mosfunksionimi përkohësisht i Nënstacionit Qendër, ka shkaktuar avari te fidrat e Seliteës, tashmë të mbingarkuar, edhe për shkak të uljes së temperaturave. Brigadat e OSHEE janë në terren dhe po kryejnë manovrime për rregullimin e defektit, të ndodhur rreth orës 20.00. Një pjesë e zonave që furnizohen nga këto fidra kanë marrë energji elektrike. OSHEE po e ndjek me përparësi situatën, duke kërkuar ndjese dhe mirëkuptim", thuhet në njoftimin e OSHEE.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016966104507446
array(1) { ["section"]=> string(62) "gjysma-e-tiranes-pa-drita-oshee-ka-mbingarkese-ne-selite-58147" }