Gjysmëfinalja e parë e Champions League pa gola, Real-City ndahen në barazim

Publikuar tek: sport, më 22:19 26-04-2016 Gjysmëfinalja e parë e Champions League pa gola, Real-City ndahen në barazim

Duhej të ishte një gjysmëfinale e Ligës së Kampioneve, me emocione, spektakël e gola, por në fund një 0-0 i thatë, që ka lënë të zhgënjyer shikuesit asnjëanës, që me të drejtë prisnin më shumë.

“Faji” është i Kristiano Ronaldos, sepse portugezi nuk arriti të riaftësohej në kohë dhe mungesa e tij ra në sy, me Realin që për një orë bëri shumë pak, duke menduar si e si të mos pësonte.

Në krahun tjetër, Mançester Siti është i ri në këto nivele dhe nuk tregoi guxim, duke luajtur mirë në pjesën e parë, por duke krijuar shumë pak rreziqe, shkruan Sportal.

Kur Reali e kuptoi se përballë nuk kishte ndonjë “gogol”, filloi të sulmonte, por në pjesën e dytë luajti edhe pa Karim Benzemanë dhe forca sulmuese ra ndjeshëm.

Megjithatë, Reali ka klas, eksperiencë e vetëbesim dhe në fund dominoi totalisht, duke e mbyllur Sitin në gjysmëfushën e vet dhe duke bërë që një lojtar të binte në sy mbi të gjithë: Xho Hart.

Portieri i Sitit në fundin e takimit kreu disa pritje spektakolare dhe në veçanti në minutën e 83-të ndali Pepen, i cili i vetëm përballë portierit anglez tregoi se jo rastësisht punon si qendërmbrojtës dhe shënon një herë në shekull.

Shtyhet gjithçka për në “Bernabeu”, por me një Ronaldo më shumë, dihet përfundimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Antarësimi në UEFA, Kosova shpreson te Meha
PSG çmendet për Busquets, i ofron Barcelonës 100 milion euro »
Article Logic
Execution time: 0.028235912322998
array(1) { ["section"]=> string(81) "gjysmefinalja-e-pare-e-champions-league-pa-gola-real-city-ndahen-ne-barazim-38780" }