Godet Çani: Kam informacione se llalla ka përgjuar Lu-në dhe Vlahutin

Publikuar tek: barometri, më 07:31 13-04-2018 Godet Çani: Kam informacione se llalla ka përgjuar Lu-në dhe Vlahutin

I ftuar në ‘360 gradë’ gazetari Arjan Çani ka pranuar se ka informacione të brendshme se ish-kryeprokurori Llalla ka përgjuar bisedat telefonike mes ambasadorëve Lu dhe Vlahutin.

Teksa ka komentuar lajmet e përhapura në media se ambasadori Lu ka kërkuar arrestimin e Metës dhe ambasadorja e BE-së, Vlahutin ka kërkuar arrestimin e Berishës, Çani ka shtuar se zbulimi i kësaj të vërtete do të hapte mendjet e shumë shqiptarëve që mitizojnë ndërkombëtarët.

“Ndoshta edhe Vlahutin mund ta mohojë siç e mohoi edhe Lu. Nga burime të mia të pa konfirmuara ende, thonë se Llalla mund t'i ketë regjistruar këto biseda. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këtu afera bëhet shumë më interesante se ç'mund ta imagjinojmë dot. Nëse do të na rezultojë që Llalla i ka regjistruar bisedat, këtu nuk do të jemi më në një inertësi politike, por do kemi diçka të re.

Dalja e kësaj gjëje do kthjellonte mendjet e shumë shqiptarëve që mitizojnë ndërkombëtarët”, ka thënë moderatori.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012826919555664
array(1) { ["section"]=> string(75) "godet-cani-kam-informacione-se-llalla-ka-pergjuar-lu-ne-dhe-vlahutin-116713" }