Godina e Ministrisë së Arsimit, rikonstruksion luksoz me 1 miliard lekë

Publikuar tek: politike, më 15:23 20-08-2015 Godina e Ministrisë së Arsimit, rikonstruksion luksoz me 1 miliard lekë Ministria e Arsimit dhe Sporteve

Godina e Ministrisë së Arsimit e ndodhur në Rrugën e Durrësit në Tiranë ka nisur të rikonstruktohet që prej datës 3 gusht. Tenderi luksoz është fituar nga kompania ‘’4 A-M’’, e cila e ka marrë në dorëzim riknstruksionin luksoz të saj me një shifër marramendëse për Shqipërinë, për mbi 1 miliard lekë të vjetra. Kontrata mes Ministrisë së Arsimit dhe kompanisë është lidhur më 1 qershor.

Saktësisht projekti kushton 108.721.200 lekë të rinj me TVSH dhe pa TVSH 90.601.000 lekë të rinj.

Pronar i kompanisë rikonstruktuese është Ardit Metaliaj, kompani e krijuar në vitin 2009. Nuk dihet se çfarë do të rikonstruktohet saktësisht në godinën e ministrisë por ajo që dihet është se së fundmi është bërë një luftë e madhe mes qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe pedagogëve të universiteteve publike në lidhje me ligjin e Arsimit të Lartë.

Qeveria dhe ministrja që ulet në zyrat që do rikonstruktohen në vlerën 1 miliardë lekë, kanë qenë të vendosur për ta miratuar ligjin, i cili mori vetëm votat e 78 deputetëve të maxhorancës. Por nga ana tjetër një pjesë e pedagogëve kanë denoncuar heqjen dorë të qeverisë nga financimi për universitetet publike, duke krijuar sipas tyre një skemë të dyshimtë me ‘’vetfinancimin’’ e tyre, vetëm nga tarifat e studentëve.

Së fundmi ky projekt është komentuar ashpër edhe nga qytetarët, të cilët i shohin si para të shkuara dëm ato të 1 miliardëve. A nuk do të qe më mirë sikur me 1 miliard lekë të ndërtoheshin shkolla?

ministriarsimitrikonstruksion

Tabela e rikonstruksionit

MASrikonstruksion3

Tenderi i publikuar në APP me fituesin

MASrikonstruksion

1.170.000 lekë janë për kompaninë ‘’Tower’’, në një tender më të vogël për mbikqyrjen dhe ndjekjen e realizimit të rikonstruksionit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha-Ramës: Ty s’ta ndjen. Vodhe 160 milionë USD në Tatime dhe Dogana, tani qeveris me klanet kriminale
Xhelal Mziu shëndosh e mirë pas aksidentit, inspekton punimet në Kamëz »
Article Logic
Execution time: 0.017010927200317
array(1) { ["section"]=> string(76) "godina-e-ministrise-se-arsimit-rikonstruksion-luksoz-me-1-miliard-leke-18805" }