Goditën me thikë trajnerin e 'Vllaznisë', ZBARDHEN dëshmitë e të arrestuarve

Publikuar tek: sport, më 16:20 28-02-2018 Goditën me thikë trajnerin e 'Vllaznisë', ZBARDHEN dëshmitë e të arrestuarve

Janë zbardhur dëshmitë e 2 personave që goditën me thikë trajnerin e “Vllaznisë” Ernest Gjoka.

Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje u arrestuan ditën e djeshme nga policia.

Sakaq, sot Fojleta ka pranuar sulmin e bërë, por ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rastësisht, dhe se nuk janë paguar ashtu si u aludua.

“I thashë Gjokës që po fundos “Vllazninë”, dhe ai më ofendoi. E godita dhe u përleshëm për pak sekonda”- është shprehur Fojleta. Mbi të rëndon akuza "vrasje e mbetur në tentativë".

Ndërsa shtetasi Sehar Xhenje është shprehur se nuk ka pasur të bëjë me sherrin, por ka shkuar në fushë të marrë shokun. Mbi të rëndon akuza për bashkëpunim dhe dëshmi të rremë.

Sulmi që iu bë disa ditë më parë trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka tronditi futbollin shkodran.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « S'ka më ndeshje në orë 08.45, UEFA ndryshon oraret e Champions Leagues
Kupa e Italisë: Milan eleminon Lazio-n, në finale përballë Juventus »
Article Logic
Execution time: 0.020025968551636
array(1) { ["section"]=> string(80) "goditen-me-thike-trajnerin-e-vllaznise-zbardhen-deshmite-e-te-arrestuarve-111779" }