Goditet rrjeti elektrik, mbeten pa energji disa zona në Tiranë

Publikuar tek: ekonomi, më 17:58 30-06-2017 Goditet rrjeti elektrik, mbeten pa energji disa zona në Tiranë

Rrjeti elektrik vijon të goditet nga institucione shtetërore dhe subjekte private, për të cilat Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kryer kallëzim penal.

OSHEE, po ndjek situatën e furnizimit me energji elektrike. Kështu ditët e fundit, OSHEE është përballur me dëmtime të shumta të rrjetit elektrik, kryesisht nga ndërmarrja e ujësjellës-kanalizime, duke sjellë jo vetëm dëm në bazën materiale, por më e rëndësishmja, duke lënë pa energji elektrike abonentë në zona të ndryshme të Tiranës.

"Si pasojë e punimeve nga Bashkia Kamëz në ujësjellës-kanalizime është dëmtuar tre herë brenda 5 ditëve sistemi elektrik i OSHEE, duke lënë pa drita Kamzën dhe zonën e Paskuqanit.

Tjetër rast, nga firma kontraktore 4AM, duke punuar për Unazën e Madhe, për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, dëmtoi linjat e OSHEE duke lënë një pjesë të Kopshtit Botanik pa energji elektrike.

Dëme kanë shkaktuar edhe punimet e kryera nga Bashkia Tiranë apo Ujësjellës Kanalizime Tiranë.
Kështu, dy ditë më parë, 2 fidra pësuan dëmtime nga punonjës të ujësjellësit, duke lënë pa energji elektrike zonën pranë ish-Stadiumit “Qemal Stafa” dhe një pjesë të “Rrugës së Elbasanit”, ndërsa dëmi tjetër la pa energji zonën e Tiranes së Re, ish-bllokun, etj.
Tjetër rast, vjen nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë, e cila la për afro 2 orë pa energji një pjesë të zonës së Liqenit të Thate dhe Saukut.

Çdo defekt apo dëmtim është bërë publik në media, ndërsa OSHEE ka marrë masat duke penalizuar dhe kallëzuar subjektet për dëmin material të shkaktuar.

OSHEE, i bën thirrje të gjitha kompanive private / palëve të treta, që për çdo punim, të njoftojnë paraprakisht kompaninë e shpërndarjes për tu njohur me azhurnimet e rrjetit. Gjithashtu, kompania ka bërë thirrje disa herë që për çdo punim, shoqëritë të njoftojnë në kohë për të patur prezencën dhe asistencën e inxhinierëve të OSHEE.

Për fat të kaq kjo nuk ndodh gjithnjë dhe pasojat kanë qenë të konsiderueshme, si në dëmin ekonomik të kompanisë për bazën materiale, ashtu dhe për imazhin e OSHEE në opinionin publik për ndërprerje të energjisë që nuk vijnë për shkakun tonë", thuhet në njoftimin e OSHEE.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024965047836304
array(1) { ["section"]=> string(67) "goditet-rrjeti-elektrik-mbeten-pa-energji-disa-zona-ne-tirane-84572" }