Goditi kundërshtarin me kokë, FIFA dënon me disa ndeshje pezullim Etrit Berishën. Gjobë edhe për FSHF

Publikuar tek: sport, më 13:44 19-12-2016 Goditi kundërshtarin me kokë, FIFA dënon me disa ndeshje pezullim Etrit Berishën. Gjobë edhe për FSHF

Etrit Berisha është dënuar me dy ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës së FIFA-s.

Portieri i Kombëtares kuqezi ka marrë këtë pezullim për shkak të goditjes me kokë që i dha sulmuesit të Izraelit, Zahavit në ndeshjen e fundit që kuqezinjtë zhvilluan në "Elbasan Arena".

Ndërkohë që edhe FSHF është dënuar me 10 mijë franga për sjellje të gabuar të tifozëve shqiptarë në sfidën ndaj Izraelit.

"Federata Shqiptare e Futbollit është sot njohur me vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës në FIFA gjatë mbledhjes së datës 9 dhjetor.

Lidhur me ndeshjen Shqipëri-Izrael, komisioni ka vendosur të dënojë FSHF-në me 10.000 franga zvicerane gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve.

Gjithashtu, portieri Etrit Berisha, i cili u ndëshkua me karton të kuq gjatë kësaj ndeshjeje, është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe 5.000 franga zvicerane gjobë", lexohet në deklaratën për shtyp të FSHF-së në internet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Real Madrid në majën e futbollit botëror, tripletë e Ronaldos
Ikën Tramezzani, De Biasi zgjedh një shqiptar për vendin e tij »
Article Logic
Execution time: 0.022997140884399
array(1) { ["section"]=> string(105) "goditi-kundershtarin-me-koke-fifa-denon-me-disa-ndeshje-pezullim-etrit-berishen-gjobe-edhe-per-fshf-63116" }