Goditi makinën e policisë në Elbasan me AUDI-n e blinduar, arrestohet sërish Kelmend Xhaferri! Ja çfarë ka bërë këtë herë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:01 17-05-2018 Goditi makinën e policisë në Elbasan me AUDI-n e blinduar, arrestohet sërish Kelmend Xhaferri! Ja çfarë ka bërë këtë herë Kelmend Xhaferri

Arrestohet Kelmend Xhaferri, një nga autorët i cili goditi me një mjet të blinduar makinën e nëndrejtorit të policisë, Gjergji Oshafi.

Xhaferri këtë herë është arrestuar pasi u kap me armë la leje, e 15 fishekë dje në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Siç bën me dije policia, Xhaferri i cili po drejtonte një automjet  tip “Porsh” me targa AA 040 UD, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet por s'ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga Policia.

Ndaj Xhaferrit për incidentin te Tregu Agroushqimor në Elbasan u vendos “arrest shtëpie” dhe u la i lirë por dje i janë vënë prangat sërish. Ngjarja në Elbasan ku u përfshinë Valmir Dedja, Ledio Zabeli, Aleks Pupuleku dhe Vladimir Dedja ndodhi më  18 shtator 2017 kur një makinë  e blinduar  tip "Audi" goditi makinën e nëndrejtorit të policisë lokale.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Gjatë kontrolleve, është kapur dhe arrestuar në flagrancë një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete. Personi i arrestuar është edhe me arrest shtëpie nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me 15 fishekë si dhe një automjet.

Në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH-Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kanë evidentuar dhe kapur një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete dhe konkretisht:

Në lagjen "5 Maji" në rrugën "Lef Nosi", Elbasan, shtetasi Kelmend Xhaferri, 36 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, i cili drejtonte një automjet   tip “Porsh” me targa AA 040 UD, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet por s'ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga Policia.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Bereta, me një krehër të vendosur në trup me 15 copë fishekë, si dhe automjetin tip “Porsh”.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr. 393 datë 22.09.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërkohej nga Italia, arrestohet në Durrës 38-vjeçari (EMRI)
E PAPRITUR/ Audio-përgjimet, zyrtarët e PD nuk shkojnë në Prokurori »
Article Logic
Execution time: 0.025653839111328
array(1) { ["section"]=> string(126) "goditi-makinen-e-policise-ne-elbasan-me-audi-n-e-blinduar-arrestohet-serish-kelmend-xhaferri-ja-cfare-ka-bere-kete-here-121071" }