Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës jep masën e dënimit për mbrojtësin e skuadrës së Domosdovës, Kristjan Lleshi.
Gjykata ka vendosur masën e arrestit me 7 ditë burg për futbollistin që goditi me grusht gjyqtarin Ardjan Merdanaj në sfidën e Kategorisë së Dytë, Tepelena-Domosdova.
Episodi ndodhi në minutën e 60-të, kur gjyqtari akordoi një 11-metërsh për Tepelenën. Futbollisti i Domosdovës, Lleshi iu afrua arbitrit kryesor duke e goditur me grusht pas kokës.
Ai u arrestua nga policia dhe u shoqëruar në komisariat, ndërsa ndeshja u ndërpre.
Ne Foto: Kristian Lleshi