Goditi mjekun në urgjencën e QSUT, policia vihet në kërkim të autorit (DETAJE NGA NGJARJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:16 11-02-2019 Goditi mjekun në urgjencën e QSUT, policia vihet në kërkim të autorit (DETAJE NGA NGJARJA) QSUT

Të dielën në mesditë një person ka dhunuar mjek- rojen Genc Stromi në Urgjencën e Spitalit Infektiv.

Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 4,  bëhet me dije se filloi procedimi penal për veprën penale "Goditje pë shkak të detyrës",  në ngarkim të shtetasit A.M, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, njofton policia rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej  i shtruar në  spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, pasi kanë marrrë njoftim kanë shkuar menjëherë në ambjentet e urgjencës ku dhe kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale.

Shtetasi A. M., pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas grabitjes, baza nuk gjen qetësi, shpërthen zjarri pranë Pashalimanit (VIDEO)
Banesa mori flakë, kush janë dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në Bruksel (EMRAT-FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0044808387756348
array(1) { ["section"]=> string(94) "goditi-mjekun-ne-urgjencen-e-qsut-policia-vihet-ne-kerkim-te-autorit-detaje-nga-ngjarja-152356" }