Goditja e makinës së zv.drejtorit të policisë me Audi të blindura në Elbasan, dalin pamjet e pacensuruara të incidentit (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:21 30-09-2017

Dalin pamjet e pacensuruar të incidentit të ndodhur disa ditë më parë në Elbasan, ku makina e zv.drejtorit të policisë Gjergj Oshafi u godit nga një Audi i blindura në hyrje të tregut agro-ushqimor.

Video është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në facebook dhe rendit 4 arsye pse sipas tij krimi i organizuar në Elbasan është krim shtetëror i organizuar.

“Ne kater ngjarjet e pergjakshme qe kane tronditur qytetin, kamerat e sigurise te pushtetit pra te policise se shtetit dhe bashkise se qytetit, jane fikur me urdher per te mos filmuar aktet kriminale. Kjo do te thote se vete shteti fik kamerat duke thene: "Na falni pak se tani kemi oren e vrasjeve"!

Se dyti, mashtrimet dhe trillimet e shtetit per ngjarjen e fundit te vrasesit Suel Çela dhe bandes se tij, deshmojne qarte se fuqine e shtetit e kane narkobanditet, ndaj dhe policia duke ditur kete qendron gatitur para tyre edhe kur sulmohet zevendes drejtori i tyre.

Se treti, mungesa e plote e hetimit te krimeve deshmon se krimi eshte shteteror ndaj dhe nuk guxon njeri te hetoj ate.

Se fundi, kreu i meduzes se krimit te organizuar, Edi Rama gjithe paraditen nuk tha nje fjale te vetme per Elbasanin, u detyrua te thote vetem dy tre fjali te pergjithshme.

Me poshte keni nje video te plote te inaktivitetit absolut te policise naten e ngjarjes, i cili sipas disa te dhenave ka qene i urdheruar nga Tirana! sb”, shkruan Berisha. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048466205596924
array(1) { ["section"]=> string(130) "goditja-e-makines-se-zv-drejtorit-te-policise-me-audi-te-blindura-ne-elbasan-dalin-pamjet-e-pacensuruara-te-incidentit-video-94238" }