Goditjet në tru, jo më sëmundje e moshës së madhe

Publikuar tek: bota, më 16:43 12-05-2015 Goditjet në tru, jo më sëmundje e moshës së madhe

Ka një rritje të frikshme të numrit të goditjeve në tru tek meshkujt dhe femrat në moshë pune. Paralajmërimi vjen nga një shoqatë humanitare në Angli. Gjatë vitit 2014, në Agli ka pasur mbi 6 mijë raste tek meshkujt e grupmoshës 40-54 vjeç.

Ekspertët thonë se, stili i jetës së pashëndetshme luan rol kyç në rrijen e numrit por edhe rritja e popullsisë dhe ndryshimi i praktikës së punës në spital luan një pjesë të saj.

Por, pavarësisht kësaj numri i përgjithshëm i goditjeve në tru në Britaninë e Madhe është ulur gjithësesi. Kërkuesit thonë se, bazuar në gjetjet e tyre, goditjet në tru nuk duhen konsideruar si një sëmundje e moshës madhore.

“Të dhënat tregojnë se goditja në tru nuk duhet konsideruar më si një sëmundje për njerëzit në moshë të madhe”, thotë Jon Barrick. “Është alarmuesi numri në rritje i goditjeve në tru tek njerëzit në moshë pune.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22192716598511
array(1) { ["section"]=> string(54) "goditjet-ne-tru-jo-me-semundje-e-moshes-se-madhe-10981" }