Goli ndaj Interit, Andi Lila është në qiellin e shtatë. Mancini kritikon Shaqirin

Publikuar tek: sport, më 11:24 05-04-2015 Goli ndaj Interit, Andi Lila është në qiellin e shtatë. Mancini kritikon Shaqirin

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare Andi Lila, i ka shënuar një gol spektakolar portjerit të Interit Samir Handanovic, gol që i dhuroi barazimin Parmës.

Goli i tij erdhi në formë hakmarrje për Handanovicin i cili realizoi disa pritje të pabesueshme në ndeshjen Slloveni – Shqipëri në eliminatoret e kaluara.

“Nuk i harroj pritjet që Handanovic i bëri kundër Kombëtares tonë në ndeshjen që e zhvilluam në Slloveni”, thotë Lila.

“San Siro? Kur isha për herë të parë në këtë stadium u luta që të luajë këtu një ditë, e tani që shënova është një ndjenjë e jashtëzakonshme”, deklaroi Andi Lila.

Por trajneri italian i ekipit të Interit Roberto Mancini nuk e ka pritur mirë barazimin me Parmën. Sipas Calciomercato.it, Mancini u nervozua tejet shumë me paraqitjen e Xherdan Shaqirit dhe Marcelo Brozovic kundër Parmas.

Mancini i ka kritikuar ashpër dy lojtarët dhe më pas e ka zëvendësuar Shaqirin me Hernanez. Ai u ka hequr edhe ditën e pushimit lojtarëve të tij. 

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, ka bërë paraqitjen e tij më të dobët te Interit dje kundër Parmas. Ai humbi plot 23 topa në këtë sfidë, teksa nga La Gazzetta dello Sport u zgjodh si më i dobëti i ndeshjes me notën 4.5.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlzen Gashi, gol spektakolar nga 35 metra distancë (Video)
18 vjeçari braktis Kroacinë për Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.030081987380981
array(1) { ["section"]=> string(58) "goli-ndaj-interit-andi-lila-eshte-ne-qiellin-e-shtate-7861" }