‘’Gomari me tanga’’, kjo është përgjigja e Robert Aliajt për nudot e mbuluara

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:03 27-01-2016 ‘’Gomari me tanga’’, kjo është përgjigja e Robert Aliajt për nudot e mbuluara

Robert Aliajt i ka bërë së tepërmi përshtypje mbulimi i skulpturave nudo në Muzeun Capitoline të Romës, duke thënë se mbulimi i tyre nuk tregon respekt. Sipas artistit kontrovers, kjo do të thotë të mohosh të ndryshmen, diversitetin dhe ky quhet ‘’nënshtrim’’. Dhe ajo që e ka revoltuar së tepërmi Aliajn është fakti se gjatë vizitës së presidentit të Iranit Hassan Rouhani, në këtë muze, nudot u mbuluan.

Sigurisht që pas çdo mesazhi të fuqishëm të Aliajt, gjendet edhe një foto e fortë.

"Respekti për kulturat e tjera nuk mund dhe nuk duhet të thotë mohim i kulturës tënde”

Statujat Nudo të mbuluara në Capitoline Muzeun Romë nuk është respekt, është të mohosh të ndryshmen, diversitetin, dhe kjo është nënshtrim.

Shtatë muaj më parë, gjithmonë me "respekt", posterat e ekspozitës (Piktorët Polak të Art Deco) Tamara de Lempicka u mbulua me rastin e vizitës së Papës në qytetin laik (nëse mund të themi) të Torinos’, shkruan Aliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053606033325195
array(1) { ["section"]=> string(78) "gomari-me-tanga-kjo-eshte-pergjigja-e-robert-aliajt-per-nudot-e-mbuluara-31087" }