Goro ndal në Kudhës, fshati ku investimet ngado po ndërrojnë një mentalitet

Publikuar tek: politike, më 08:32 09-06-2015 Goro ndal në Kudhës, fshati ku investimet ngado po ndërrojnë një mentalitet Jorgo Goro ne takimin e djeshem ne Kudhes

"Brenda këtyre katër vjetëve janë investuar nga bashkia Himarë mbi 10 milionë euro". Kështu deklaroi kandidati i ASHE-së për bashkinë e Himarës Jorgo Goro. "Falenderoj Partinë Socialiste qe më ribesuan kandidimin e Bashkisë se re të Himarës. Jemi ne Kudhes, në këtë fshat të mrekullueshëm. Me projektet për Kudhësin, pikërisht në këtë shesh te rikonstruktuar rishtas, ne i hapim rrugë investimeve në të gjithë sheshet e fshatrave". 

 Më tej Goro tha: "Ky është sheshi i parë dhe këtij investimi do ti shtohen vitin e ardhshëm dhe dy sheshe te tjera, sheshi i Pilurit dhe sheshi i Qeparoit, që mbaron brenda këtij viti".

Goro premtoi përpara banorëve të Kudhësit se investimet nuk do të ndalojnë këtu. "Me Partinë Socialiste për Kudhësin do të investohen 2 milionë dollarë. Ne dhe vetëm qeverisja e majtë do të zgjidhë përfundimisht problemin e dritave dhe të ujit, që cdo shtëpi këtu dhe kudo të ketë ujë 24 orë në ditë".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bozdo: Veliaj është me Enver Hoxhën, nuk i beson as Rama. Spiropali: Kosova nuk ka energji shpirtërore për të drejtuar Bashkinë
Idrizi paralajmëron: Nëse s’ruhet vota e PDIU-së dalim nga aleanca me ASHE »
Article Logic
Execution time: 0.017230987548828
array(1) { ["section"]=> string(80) "goro-ndal-ne-kudhes-fshati-ku-investimet-ngado-po-nderrojne-nje-mentalitet-13055" }