Grabitet magazina e supermarketit në qendër të qytetit, vidhen miliona lekë mall

Publikuar tek: ekonomi, më 16:24 21-10-2016 Grabitet magazina e supermarketit në qendër të qytetit, vidhen miliona lekë mall ilustruese

Magazina e një supermarketi në qendër të Gramshit është vjedhur nga persona të paidentifikuar.

 Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një dyqan në lagjen “Sporti” në këtë qytet.

Autorët kanë thyer derën dhe në shpejtësi rekord kanë marrë të hollat dhe ushqime me vlerë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Ende nuk ka një version zyrtar për ngjarjen, por sipas dëshmive vjedhja ka qenë e mirëorganizuar dhe dyshohet që autorët kishin në dispozicion një automjet tip Fuoristradë X5 e cila është parë gjatë ditës së djeshme në Gramsh. Besohet se Fuoristrada është ngarkuar me mall 2-3 herë dhe i ka dërguar tek një furgon që e priste më larg, raporton Infoelbasani.

Burime ende të pakonfirmuara bëjnë me dije se dëmi financiar i shkaktuar pronarit të marketit arrin në rreth 25 milionë lekë të vjetra.

Ekspertët që shkuan në vendin e ngjarjes fiksuan gjurmë daktiloskopike dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032405853271484
array(1) { ["section"]=> string(85) "grabitet-magazina-e-supermarketit-ne-qender-te-qytetit-vidhen-miliona-leke-mall-56958" }