Grabiti dhe terrorizoi me armë e thikë italianin, arrestohet i riu shqiptar (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:18 16-04-2018 Grabiti dhe terrorizoi me armë e thikë italianin, arrestohet i riu shqiptar (EMRI-FOTO) Grabova Theodhori

Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane.

Bëhet fjalë për Grabova Theodhori, 25 vjeçar, i cili ka grabitur pronarin e një bari të njohur në Modica Alta. Mësohet se shqiptari ka hyrë në barin e shtetasit italian, i shoqëruar edhe me një person tjetër identieti i të cilit ende nuk dihet. Dy grabitësit kanë qenë të maskuar dhe kanë kërcënuar me thikë italianin. Pronari i barit është detyruar t’u japë lekët grabitësve, një shumë prej rreth 800 euro.

Gjatë arrestimit u gjetën armë të fshehura dhe një thikë 23 cm e gjatë. Pas hetimit për shtetasin shqiptar, rezultoi se ai kishte marrë një urdhër dëbimi por që nuk ekishte respektuar. Momentalisht ndodhet në burgun e Raguzës, ndërsa hetimet e mëtejshme vazhdojnë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I riu përplas për vdekje kalimtarin në Kamëz
E marrin në makinë dhe e dhunojnë keq të riun, në kërkim dy vëllezërit durrsakë (ARSYEJA) »
Article Logic
Execution time: 0.12325000762939
array(1) { ["section"]=> string(91) "grabiti-dhe-terrorizoi-me-arme-e-thike-italianin-arrestohet-i-riu-shqiptar-emri-foto-117087" }