Grabitja e bankave, Prokuroria: Xhyliu shpenzoi shuma të mëdha parash, ja sa u pagua ai dhe Memlika

Publikuar tek: aktualitet, më 19:47 16-02-2017 Grabitja e bankave, Prokuroria: Xhyliu shpenzoi shuma të mëdha parash, ja sa u pagua ai dhe Memlika

Prokuroria e Tiranës ka dhënë informacion lidhur me funksionimin e grupit të dyshuar si grabitës së miliona eurove në vitin 2015 si dhe grabitjen e fundit në Qafë Kashar.

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur në dy ditët e fundit masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 persona, të dyshuar për veprat penale të “Vjedhjes me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Në bazë të një hetimi të nisur në Dhjetor 2015, janë krijuar dyshime të arsyeshme se Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa kanë lidhje me vjedhjen me armë të një shume të konsiderueshme parash të një banke të nivelit, të cilat po transportoheshin nëpërmjet automjeteve të një kompanie private sigurimi për në aeroportin e Rinasit. Kjo ngjarje ka ndodhur në datë 03.12.2015.

Në bazë të hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka rezultuar se:

Pas disa muajsh hetimesh, në vjeshtën e vitit 2016, një informacion i përftuar në rrugë operative tregonte se shtetasi Fatjon Xhyliu, ish-punonjës i kompanisë që kishte marrë përsipër transportin e parave që u vodhën në Dhjetor 2015, kishte shpenzuar shuma të konsiderueshme parash, për të cilat nuk kishte mundësi reale për t’i krijuar nga burime të ligjshme. Këto para ishin shpenzuar kryesisht për blerje makine, rregullim shtëpie, blerje dyqani, etj.

Prokuroria e Tiranës kreu verifikimet e nevojshme për të vërtetuar të dhënat e ofruara në informacion operativ.

Në Shkurt 2016, Prokuroria e Tiranës krijoi dyshime të arsyeshme se, shpenzimet e të dyshuarit Fatjon Xhyliu ishin përtej mundësive të tij reale. Gjithashtu, ndërkohë ishin siguruar edhe të dhëna të tjera, të cilat mendohej se e lidhnin atë me vjedhjen e Dhjetorit 2015. Për këtë arsye, në dt. 12.02.2017, prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e tij, si person nën hetim për veprat penale të “Vjedhjes me armë” për ngjarjen e vitit 2015.

Pas ndalimit të tij, në bazë të hetimeve të kryera, janë identifikuar edhe disa persona të tjerë, të cilët mund të jenë përfshirë në vjedhjen me armë të vitit 2015. Nga verifikimet e deritanishme, janë përftuar të dhëna, të cilat përfshijnë edhe shtetasit Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa.

Në bazë të deklarimeve paraprake të personave nën hetim, Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshimet e arsyeshme mbi skemën e vjedhjes së parave në Dhjetor 2015, por që ka të dhëna se e njëjta është përdorur edhe për ngjarjen e ndodhur në Shkurt 2017, ku, në po të njëjtën mënyrë, u vodhën një tjetër sasi parash, e cila po transportohej për në Rinas nga një kompani private sigurimi fizik.

Sipas deklarimeve dhe të dhënave deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se:

Shtetasi Fatjon Xhyliu, ish-punonjës i kompanisë “Rogat”, ka qenë në punë pranë kësaj kompanie, në kohën e vjedhjes me armë në Dhjetor 2015. Por ai nuk ka qenë në shoqërimin e vlerave monetare. Ky person, nëpërmjet kolegut të tij në atë kohë, Ditjon Memlika, është njohur me shtetasin Neim Avdulaj. Gjithnjë sipas deklarimeve paraprake, ky i fundit u ka kërkuar që të bashkëpunonin në vjedhjen e vlerave monetare që tranportoheshin nga kompania “Rogat”. Xhyliu dhe Memlika kanë pranuar ofertën e tij, për të cilën do të paguheshin. Këta dy persona kishin si detyrë që të njoftonin mbi lëvizjen e automjeteve që tranportonin paratë. Në bazë të këtij informacioni, disa persona të tjerë, me ndërmjetësinë e Neim Avdulaj, do të realizonin goditjen. Për të realizuar komunikimin, Xhyliu dhe Memlika ishin pajisur me telefona nga Avdulaj. Në datë 03.12.2015, dy punonjësit e “Rogat” në atë kohë, Xhyliu dhe Memlika, kanë njoftuar me sms Avdulajn për lëvizjen e mjete me vlera monetare. Avdulaj, nga ana e tij, dyshohet se ka njoftuar shtetasin A.Ç. Pas këtyre komunikimeve me sms, disa persona të tjerë, kanë realizuar vjedhjen me armë të parave që gjendeshin në mjetet e kompanisë “Rogat”, në zonën e Kasharit, rrugës për në Rinas. Pas realizimit të vjedhjes, sipas deklarimeve, Xhyliu dhe Memlika kanë marrë nga rreth 100 mijë euro secili për dhënien e informacionit.

Gjithashtu, po nga deklarimet paraprake dhe të dhënat të siguruara deri në këtë fazë të hetimit, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se këta persona janë të përfshirë edhe në vjedhjen me armë të parave që po transportoheshin nga mjetet e kompanisë “Jaguar”, mesditën e datës 09.02.2017.

Në bazë të deklarimeve paraprake, prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e shtetasve Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika dhe Neim Avudaj.

Po në bazë të deklarimeve paraprake, në këtë veprimtari dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe shtetasi Ernest Kupa, i cili gjithashtu u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Për këtë shtetas dyshohet se ka kryer veprime aktive në vjedhjen me armë në të dy rastet.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet dhe një pjesë e konsiduereshme e të dhënave nuk mund të publikohen në këtë fazë të hetimit, pasi konsiderohen sekret hetimor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada Amerikane, lehtësohen procedurat për vizat
Pezullimi i punimeve te “Veliera”, flet avokatja që “rrëzoi” Dakon: Do t’i drejtohemi KLSH-së, ja shkeljet penale »
Article Logic
Execution time: 0.022056102752686
array(1) { ["section"]=> string(102) "grabitja-e-bankave-prokuroria-xhyliu-shpenzoi-shuma-te-medha-parash-ja-sa-u-pagua-ai-dhe-memlika-68953" }