“Grabitja me armë" në Rio, si e trilluan katër notarët amerikanë historinë e frikshme

Publikuar tek: sport, më 15:56 19-08-2016 “Grabitja me armë

Disa ditë më parë notari amerikan Ryan Lochte tha se ishte grabitur së bashku me tre shokët e tij të ekipit amerikan, nga persona të paidentifikuar të cilët i kërcënuan me pistoletë.

Por autoritetet braziliane e morën shumë seriozisht ngjarjen dhe nisën menjëherë hetimet. Ajo që rezultoi duket të jetë një gënjeshtër e dalë jashtë kontrollit. Historinë e përpunoi fillimisht Ryan Lochte dhe po të njëjtin version treguan edhe tre notarët e tjerë.

Hetimet nxorën në dritë se 4 notarët amerikanë kishin dalë për të festuar natën në Rio de Janeiro. Por mesa duket e tepruan me pijen dhe pasi ndaluan në një karburant, Nochte u konfrontua me punonjësin aty pasi theu derën e banjës, për të cilën tha se e pagoi në vend para se të largohej.

Por Ryan Lochte e kishte menduar mirë gënjeshtrën, për të dalë mesa duket si hero në faqet e para të mediave.

Ai tha se gjatë momentit që po i grabisnin me armë, personat e maskuar i urdhëruan të shtriheshin përtokë, e ndërsa tre shokët e tij e zbatuan urdhërin, Lochte ishte i vetmi që rrefuzoi. Por arriti të jetë i pari që ia mbathi nga Brazili drejt SHBA-ve, ndërsa shokët e tij mbetën në birucë për shkak të akuzave të sajuara.

Tre notarët u lanë të lirë pasi kërkuan falje dhe paguan gjobën për prishje imazhi. Ndërsa Ryan Nochte ishte i fundit që kërkoi falje nga instagrami i tij në SHBA. /Newsbomb.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atleti në Rio 2016 mbush brekët në mes të garës...por vazhdon më tej (Foto)
Juventus merr masa drastike ndaj ISIS »
Article Logic
Execution time: 0.004249095916748
array(1) { ["section"]=> string(88) "grabitja-me-arme-ne-rio-si-e-trilluan-kater-notaret-amerikane-historine-e-frikshme-50262" }