GRABITJA NË KSAMIL/ Studenti i Anglishtes tregon tmerrin: Më lidhën, nuk munda të bëj asgjë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:31 14-01-2018 GRABITJA NË KSAMIL/ Studenti i Anglishtes tregon tmerrin: Më lidhën, nuk munda të bëj asgjë (DETAJE)

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Ksamil ku banesa e një 23-vjeçari u grabit nga 3 persona të maskuar dhe me armë.

23-vjeçari Petro Lula ishte vetëm në vilën e tij kur 3 grabitësit, hynë dhunshëm në shtëpi duke vjedhur paratë dhe një makinë tip “Benz” që ndodhej e parkuar përpara banesës.

Student i Anglishtes ka qënë në gjumë kur ndodhi ngjarja dhe është zgjuar në momentin që ka dëgjuar zhurma. Shtetasi Petro Lula është zënë në befasi dhe është rrahur nga personat e maskuar. Më pas mësohet se autorët e kanë lidhur dhe kanë vjedhur çfarë mundën.

Sakaq, i riu ka deklaruar se nuk mundi të bënte asgje dhe se ishte i pambrojtur. 

Policia po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që 10 persona të dyshimtë janë shoqëruar në polici.

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthimi që tronditi Shkodrën, apeli prekës i Shefit të Krimeve: Do ul kokën...
E ndoqi dhe i dëmtoi makinën një vajze, arrestohet elbasanlliu (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.015674114227295
array(1) { ["section"]=> string(102) "grabitja-ne-ksamil-studenti-i-anglishtes-tregon-tmerrin-me-lidhen-nuk-munda-te-bej-asgje-detaje-106515" }